Certifikata mjekësore zbulon shkakun e vërtetë pse vdiq Princ Philip

08:20 06/05/2021

Princi Philip pak javë më parë ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.

Kur ka kalaur rreth një muaj nga ndarja nga jeta e Princit, është zbuluar dhe shkaku i vërtetë për vdekjen e tij. Mediat britanike kanë zbuluar detaje nga certifikata e vdekjes së Princit Philip.

Siç bëhet me dije se ka qenë mjeku, Sir Huw Thomas, i cili është mjeku i familjes mbretërore i cili ka shkruar certifikatën e vdekjes. Mjeku i familjes mbretërore si shkak për vdekjen e Princit ka thënë se është mosha e tij e madhe. Që do të thotë se Philip ka vdekur për shkaqe natyrale dhe jo nga ndonjë sëmundje.

Sir Huw Thomas është kujdesur për Dukën e Edinburgut dhe Mbretëreshën Elizabeth që nga viti 2014.

Philip në Qershor do të mbushte 100 vjeç, por vitet e fundit ai ishte tërhequr nga detyrat e tij publike dhe disa muaj i kaloi në spital për shkak të disa sëmundjeve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *