Certifikata të gjelbra edhe për punonjësit në privat

certifikata te gjelbra edhe per punonjesit ne privat
certifikata te gjelbra edhe per punonjesit ne privat

19:00 15/09/2021

Von der Leyen: Mbi 79% e të rriturve në BE janë imunizuar

Italia do të jetë i pari vend në Europë, që do t’u kërkojë pasaportën e gjelbër të gjithë të punësuarve. Kryeministri Mario Dragi ka në plan që krahas administratës shtetërore dhe institucioneve në varësi të saj, t’ua verë këtë dokument si kusht për të vazhduar punën, edhe të punësuarve në sektorin privat.

Pritet që vendimi të merret të Enjten, teksa Dragi po negocion me sindikatat që kërkojnë që tamponët të bëhen falas për ata punonjës që nuk janë vaksinuar, përkundër planit të qeverisë që ua ngarkon individëve kostot e testeve 72 orëshe.

Në Itali, ashtu si në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, shifrat e valës Delta janë në rënie, ndërsa numri i viktimave ka qenë thuajse i pandryshuar. Kjo falë edhe ritmeve të larta të vaksinimit, që sipas presidentes së Komisionit Europian, kapërcyen 79% të të rriturve.

Në një fjalim para Parlamentit Europian për gjendjen e Unionit, von der Lajen tha se BE-ja ishte e vetmja që i gjysmat e vaksinave i shpërndau me pjesën tjetër të globit, duke siguruar në total mbi 700 milionë doza.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts