“Ç’është ky kooperativizim i diskutimit?!”, Vasili: Nuk doni t’i shkojmë të vërtetave dhe përgjegjësive deri në fund

ceshte ky kooperativizim i diskutimit vasili nuk doni ti shkojme te vertetave dhe pergjegjesive deri ne fund
ceshte ky kooperativizim i diskutimit vasili nuk doni ti shkojme te vertetave dhe pergjegjesive deri ne fund

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili foli për çështjen e kohës së debatit që iu është dhënë deputetëve të opozitës.

Vasili tha se kooperativizimi i diskutimit është për të mos i shkuar përgjegjësive dhe të vërtetave deri në fund, por për të mbajtur një status quo.

“Nuk e kuptoj dot se çfarë konf e kryetarëve merr përsipër. Koha ndryshon siç do konferenca e kryetarëve. Jo më larg nga javët e shkuara, kemi pasur kohën e caktuar, 5 minuta për një raport. Sot kemi 5 raporte dhe secili 10 minuta. Asnjë kompetencë nuk ka konferenca e kryetarëve të bashkojë dhe t’i bëjë si një grumbull i madh diskutimi.

[embedded content]

Ky kooperativizim i diskutimit është për të mos i shkuar përgjegjësive dhe të vërtetave deri në fund por për të mbajtur një status quo. Nuk është kjo sallë e të privilegjuarve. Është e turpshme! Jepini fund drejtimit me dy standarde. Jemi para syve të njerëzve”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts