Çështja “Beleri”/ “Greqia e ka kapur Ramën “mat” me dy probleme”, analisti Burimi: SPAK pranoi se bëri gafë me Berishën

ceshtja beleri greqia e ka kapur ramen mat me dy probleme analisti burimi spak pranoi se beri gafe me berishen
ceshtja beleri greqia e ka kapur ramen mat me dy probleme analisti burimi spak pranoi se beri gafe me berishen

Analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë nga Greqia pas rastit të Fredi Belerit.

Burimi u shpreh se Greqia e ka kapur Ramën “mat” me dy çështje lidhur me Belerin, prezumimi i pafajësisë që sipas tij në Perëndim është një parim i shenjtë dhe ligji që lejon betimin e një zyrtari nëse nuk ka një dënim të formës së prerë.

Sa i përket kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës për ish-kryeministrin Sali Berisha, Burimi u shpreh se Prokuroria e Posaçme në këtë mënyrë ka pranuar se ka bërë një gafë me kërkesën e parë, për të cilën nuk kërkoi miratimin e Parlamentit.

“Greqia nuk është aq naive, ajo thotë që të gjykohet, të dënohet. Greqia shtron dy probleme që e kap Ramën shah-mat. Ajo përmend prezumimin e pafajësisë, që në Perëndim është vlerë kardinale. Është një parim i shenjtë në Perëndim. Rama këtë e ka shkelur me këmbë 2 ditë para arrestimit të Belerit duke thënë që është kështu e ashtu.

[embedded content]

Kjo është gafë fëminore. Gafa e dytë qëndron te ligji që lejon betimin nëse nuk ka një dënim të formës së prerë. Nëse Trump zgjidhet President nesër në SHBA ai do të bëjë betimin nëse nuk ka dënim të formës së prerë. Historia do mbajë mend që Berisha i solli NATO-n dhe heqjen e vizave, kurse Rama duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë rast me BE-në.

Greqia luan me një favor që i jep vetoja në BE, kështu janë formuar institucionet. Hungaria sot bllokon ndihmën ndaj Ukranës, çfarë pune ka? Kështu funksionon Europa. Rama e di këtë.

Do doja ta kisha përballë Ramën që tha se PS ka rritur imazhin e Shqipërisë. Ta shohë Rama në pasqyrë sa vlen imazhi i Shqipërisë së tij. Tani ke turp të thuash që je shqiptar. E patë në Austri sondazhin, rreth 50% e tyre nuk e duan integrimin shqiptar në BE, dhe Austria mbahet si një vend pro-shqiptar. Rama po e kthen Shqipërinë në një autokraci, në një Turqi si Erdogani.

Është diçka shumë e mirë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët sepse vendos opozitën në vështirësi pasi nuk mund të thotë që drejtësia është e keqe kur merr vendime në favor të saj. Opozitës i duhet një doktrinë konkrete në lidhje me drejtësinë. Megjithatë unë nuk kam besim se Rama do të ndalet për këtë. Atë e ndal vetëm rezistenca popullore. Opozita duhet të kërkojë një referendum, është një çështje madhore.

Kërkesa për ndryshimin e masës për Berishën më zhgënjeu shumë. SPAK pranoi gafën që bëri me kërkesën e parë, por edhe këtë herë gaboi. Thjesht pranuan që gabuan rëndë herën e parë dhe humbi një muaj kohë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts