Çështja “Butrinti”, reagon ministri i Kulturës: Do të ndiqen standardet! Kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja!

ceshtja butrinti reagon ministri i kultures do te ndiqen standardet kryefjala do te jete transparenca dhe gjitheperfshirja
ceshtja butrinti reagon ministri i kultures do te ndiqen standardet kryefjala do te jete transparenca dhe gjitheperfshirja

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja reagon pas më shumë se një javë pas publikimit të raportit të UNCESCO-s mbi parkun kombëtar të Butrintit, duke theksuar se do të ketë në vëmendje maksimale mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të kësaj pasurie.

UNESCO rekomandon që Ministria e Kulturës të ketë autoritet mbi të gjithë këtë pasuri botërore, duke theksuar se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimin e integruar të këtij parku.

Reagimi:

Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpunimin e shkëlqyer për arritjen e parakushteve optimale në mbështetjen e BMF për investimin e çmuar në përthithjen e ekspertizës më të mirë bashkëkohore, teknike e profesionale, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë, dhe të domosdoshme për suksesin e kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja!

#MEKI #PKB #BMF #AADF #UNESCO

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts