Çështja e sundimit të ligjit, Gjykata Kushtetuese në Poloni del kundër BE-së

Gjykata Kushtetuese e Polonisë, ka kundërshtuar një urdhër të përkohshëm të lëshuar nga Gjykata Evropiane të Drejtësisë, çka thellon konfliktin e Varshavës me Brukselin, për çështjet rreth sundimit të ligjit. Vendimi i 14 korrikut ngre pyetje për rëndësinë e ligjit të BE-së, i cili sipas kritikëve mund të rrezikojë anëtarësimin e Polonisë në bllokun evropian.

Në urdhër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kundër Polonisë, që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe atë të gjykatave, nuk është “një linjë” me kushtetutën. Ky vendim ka të bëjë me një vendim të vitit 2020 të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që ka urdhëruar pezullimin e një dhome të re disiplinore në Gjykatën Supreme të Polonisë.

Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësisë, ka thënë se BE-ja është duke ndërhyrë në reformat e brendshme, të cilat janë të domosdoshme për t’i bërë gjykatat më efektive dhe për të zhdukur ndikimin e mbetur komunist. Mirëpo kritikët brenda dhe jashtë Polonisë besojnë se këto reforma dëmtojnë sundimin e ligjit dhe ashpërsojnë ndikimin politik të partisë në pushtet ndaj gjyqësorit.

Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, ka mirëpritur vendimin, duke thënë se ai është “kundër ndikimit, uzurpimit dhe agresionit ligjor nga organet e BE-së”. Mirëpo ky refuzim është parë nga ish-shefi i Këshillit Evropian, Doanld Tusk, si “largim nga BE-ja”. Tusk aktualisht drejton partinë opozitare, Platforma Civile. Varshava dhe Brukseli janë përplasur për vite rreth reformave që ka shtyrë përpara Qeveria polake. Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim këtë javë edhe për një tjetër rast, që përcakton nëse ligji i BE-së, fiton fuqi mbi Kushtetutën e Polonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *