Çështja “Katar-Gate”, Borrell i shqetësuar

ceshtja katar gate borrell i shqetesuar
ceshtja katar gate borrell i shqetesuar

11:59 12/12/2022

Shtypi gjerman kritikon ashpër skandalin e korrupsionit brenda parlamentit evropian

Shefi i  politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell  ka komentuar  skandalin e korrupsionit brenda Parlamentit Evriopian teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Padyshim që lajmet janë shumë shqetësuese. Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht më shqetësojnë edhe mua si ish-president i Parlamentit Evropian. Policia dhe gjyqësori po veprojnë. Ne duhet t’i ndjekim këto veprime.

Ndërsa ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney, bëri thirrje për një hetim të plotë për rastin.

 “Duhet t’i shkojmë deri në fund dhe të kemi një hetim të plotë dhe transparent në mënyrë që të mund të kemi një shpjegim për atë që ka ndodhur. Parlamenti Evropian është një institucion shumë i rëndësishëm. Unë isha një anëtar i saj në të kaluarën, por është një pjesë e madhe e demokracisë evropiane”, ka thënë ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney.

Për gazetën gjermane  Bild, rasti i eurodeputetes greke  Eva Kaili e cila dyshohet se ka marrë  para dhe dhurata nga Katari, për të ndikuar në vendimet  që merren në Parlamentin Evropian është një nga skandalet më të mëdha në historinë e këtij institucioni.

Eurodeputetes ju gjeten 600 mije Euro kesh te cilat dyshohet se burojnë nga korrupsioni i zyrtares se larte.

Edhe gazeta të tjera gjermane e  kanë  komentuar në mënyrën më të ashpër skandalin e korrupsionit brenda Parlamentit Evropian  me gazetën Die Tageszeitung e cila paralajmëron se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts