Çështja “McGonigal”/ Pas 6 orësh del nga zyrat e SPAK, Agron Neza para gazetarëve: Pyesni prokurorin se përse…

ceshtja mcgonigal pas 6 oresh del nga zyrat e spak agron neza para gazetareve pyesni prokurorin se perse
ceshtja mcgonigal pas 6 oresh del nga zyrat e spak agron neza para gazetareve pyesni prokurorin se perse

Pas rreth 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga dyert e SPAK, ndërsa në dalje ka thënë për gazetarët se duhet të pyesin prokurorin se përse ndodhej në SPAK. Kujtojmë se ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts