Çështja në Apel, pronat e familjes së Rudi Vatës zaptohen nga të pastrehët! Historia e investimit të para 15 viteve që iu kthye në makth!








Rudi Vata, personalitet i njohur i fushës së futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, prej vitit 2010 është përfshirë në një betejë ligjore për të gjetur drejtësi.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka investuar në vitin 2007 rreth 167 mijë euro në ndërtimin e qendrës tregtare në Shkodër “Bixhisteni”. Ai ka paguar në vitin 2007 dhe duhet të merrte në vitin 2010 tapitë e 5 dyqaneve të vogla në qendrën tregtare të Shkodrës, “Bixhisteni”.

LEXO EDHE:  Skandali i drejtësisë, Rudi Vata 12 vite në dyer të institucioneve për të fituar pronat e tij!

Mësohet se pas vrasjes së ndërtuesit shkodran, Astrit Meshnuni, mes familjes së Rudi Vatës dhe bashkëshortes së biznesmenit kanë nisur konfliktet.

Edhe pse çështja ishte e qartë dhe e sqaruar në dokumentet noteriale, mësohet se bashkëshortja e Astrit Meshnunit, Pranvera Meshnuni, prej vitesh refuzon t’i japë certifikatat e pronësisë familjes së Rudi Vatës.

Mësohet se konflikti ka nisur pas pretendimit të Pranvera Meshnuni se familja Vata duhet t’i paguante edhe 50 mijë euro shtesë, pasi dyqanet që ishin porositur nga Rudi Vata në vitin 2007, ishin me sipërfaqe më të mëdha se realiteti.

Por pas viteve ankimime në Zyrën e Kadastrës dhe padisë në Prokurorinë e Shkodrës, familja Vata ka mundur t’i rikthejë dokumentet e pronësisë në metrat realë që kanë dyqanet e blera prej tyre në qendrën “Bixhisten”.

Por zvarritja ka vijuar pasi çështja ka shkuar në Gjykatën e Shkodrës, e cila i ka dhënë të drejtë familjes Vata, madje ka pranuar dhe kërkesën e tyre për një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh nga pala e paditur, Pranvera Meshnuni.

Nga vitit 2018 kur u shpreh Gjykata e Shkodrës, çështja e familjes Vata vazhdon të jetë në pritje në dyer të Gjykatës së Apelit.

Dokument i firmosur para noterit ku vertetohet pagesa e kryer nga Pjeter Vata ne adrese te Astrit Meshnunit per dyqanet e Bixhistanit
Dokument i firmosur para noterit ku vertetohet pagesa e kryer nga Pjeter Vata ne adrese te Astrit Meshnunit per dyqanet e Bixhistanit

DËMI EKONOMIK

Gazeta “Panorama” ka hulumtuar pranë qendrës tregtare “Bexhisten” dhe ka zbuluar se dyqanet e blera nga ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, kanë përfunduar si mos më keq. Mësohet se disa prej dyqaneve të blera prej tij janë zaptuar nga një kompani private, e cila është lejuar nga pronarja me letra e qendrës, Pranvera Meshnuni.

Mësohet se familja e ishlojtarit të Celtic, gjithë këto vite pritje nuk ka mundur t’i shfrytëzojë pronat e blera prej tyre. Madje, një prej objekteve është ndërruar në banesë për një të pastrehë.

Dyqani i blerë nga Rudi Vata, i zaptuar nga te pastrehe qe e kane shnderruar ne banese
Dyqani i blerë nga Rudi Vata, i zaptuar nga te pastrehe qe e kane shnderruar ne banese

Gazeta ka siguruar pamjet nga brenda dyqanit të blerë nga Rudi Vata, ku siç shihet në foto, ambientet që do shfrytëzoheshin për biznes kanë përfunduar në strehë të paligjshme për të pastrehët.

Mësohet se pala e paditur, Pranevera Meshnuni, i është drejtuar Gjykatës së Apelit dhe kjo e fundit pritet të shprehet në mënyrë përfundimtare javët në vijim.

Dyqani i blere nga Rudi Vata, i zaptuar nga te pastrehe qe e kane shnderruar ne banese1

Por, ambientet e paguara prej ish-futbollistit të njohur kanë përfunduar si mos më keq, pas plot 12 vitesh pritjeje, pingpongut të institucioneve dhe zvarritjes së pafundme të institucioneve të drejtësisë shqiptare. Lind pyetja: a do bëhet ndonjëherë drejtësi?!

2- Vendimi i Gjykates se vitit 2018 qe i njeh te drejten Rudi Vates per pronesin e 5 dyqaneve ne Bixhisten
Vendimi i Gjykates Shkodrës në vitin 2018, që i njeh te drejtën Rudi Vatës për pronësin e 5 dyqaneve në Qendrën Bexhisten

Kush ishte biznesmeni i njohur në Shkodër, që ndërtoi qendrën ‘Bexhistan’

Biznesmeni Astrit Meshnuni, i cili është ndërtuesi i qendrës tregtare “Bexhisteni” në Shkodër, është vrarë në mars të 2010-ës para banesës së tij Në arkivat e kohës, vrasja dyshohet se është kryer nga vrasës profesionistë, të cilët mendohet se janë me origjinë nga Mali i Zi.

Biznesmeni është ekzekutuar para banesës së tij në sy të gruas dhe vajzës së tij. Një nga pistat e hetuara ka qenë dhe konkurrenca në fushën e ndërtimit. Kjo pistë u ngrit pas shumë hetimesh rreth konflikteve të mundshme, që mund të kishte pasur shtetasi Meshnuni me shtetas të tjerë, duke filluar që nga fillimi i viteve ‘90, kur kishte punuar për rreth dy vite në polici.

Në kronikat e kohës theksohet se nga dëshmitë e grumbulluara gjatë marrjes në pyetje, ashtu dhe në vendngjarje, është arritur në konkluzionin se autori i vrasjes së shtetasit Meshnuni ishte një shtetas i shëndoshë dhe i shkurtër. Ky shtetas ka debatuar dhe më pas ka qëlluar për vdekje me breshëri automatiku shtetasin Meshnuni.

Të njëjtat burime shprehen se autori nuk ka pasur automjet në vendin e ngjarjes, ndaj është larguar me vrap nëpër rrugicat e ngushta të lagjes “Perash”, ku banonte shtetasi Meshnuni.

Njëkohësisht, grupi hetimor ka arritur të zbulojë se viktima, shtetasi Astrit Meshnuni, ka parkuar para banesës së tij rreth orës 20:45 minuta dhe ka zbritur nga mjeti i tij, ku ndodhej bashkëshortja dhe vajza.

Sapo ka dalë nga mjeti, ka parë përballë tij një shtetas me armë. Biznesmeni Meshnuni nuk ka tentuar të shmangej, por i është afruar dhe më tepër këtij shtetasi duke i kërkuar me zë të lartë se çfarë i kishte “borxh” që po e priste me armë në derën e shtëpisë.

Pas këtyre fjalëve, autori ka qëlluar me breshëri automatiku drejt shtetasit Meshnuni, në fillim në trup dhe më pas në kokë. Plagët kanë qenë aq të rënda, sa edhe dërgimi shpejtë në spital dhe ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur ta shpëtojë. Shtetasi Astrit Meshnuni njihej si biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit, ndërkohë që ishte pronar i rreth 50 dyqaneve të kompleksit të “Bexhistenit” të ri, të lokalit “Bexhisteni” dhe lokalit në kalanë “Rozafa”.

Qendra Tregtare Bixhistan ne Shkoder nga para

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.