“Çështja nuk duhet të politizohet”/ Balla flet për tritolin në banesën e Armand Dukës: Gishti s’duhet drejtuar ndaj askujt! Policia dhe Prokuroria po bëjnë detyrën








Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur nga Fieri në lidhje me debatin Veliaj-Duka dhe për shpërthimin me tritol që u vendos në banesën e kreut të FSHF-së.

Sipas, Ballës kjo çështje nuk duhet të politizohet, ndërsa u shpreh se Prokuroria dhe Policia janë duke bërë punën e tyre, duke besuar se shumë shpejt autorët do të vihen para përgjegjësisë.

Reagimin e Erion Veliajt, Balla e konsideron si mbështetje që hetimet të vazhdojnë për çdo tentativë intimidimi, qoftë ky edhe kreu i FSHF-së.

“Policia dhe Prokuroria janë në krye të detyrës dhe ato të bëjnë detyrën për cdo kërcënim apo akt terrorist. Mendoj që nuk duhet politizuar nuk duhet treguar gishti ndaj askujt për aq kohë sa policia bën detyrën. Reagimi i Veliajt ka qenë mbështetës që të hetohet cdo tentativë për të intimiduar këdo, përfshirë këtu edhe Presidentin e FSHF. Unë mendoj se policia dhe prokuroria do të vendosin para ligjit për një ndëshkim shembullor për këdo që përdor dhunën apo kërcënimet. Ajo që është e rëndësishëm është që ligji të godasë këdo” tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.