“Çështja nuk është tek ‘Basha ik’. Kjo shtëpi nuk është më e madhe”/ Nishani nga Korça: Ja rreziku për PD-në pas 25 prillit






nishani ne korce

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani dhe ish-anëtarja e Kryesisë, Edit Harxhi, si përfaqësues të grupimit për PD, kanë zhvilluar sot një takim në Korçë me qytetarë demokratë.

Sipas Nishanit, për ndryshimin në 25 prill, “besonim të gjithë që aktori e faktori kryesor ishte dhe duhet të ishte PD”.

Por referuar rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë një mandat të tretë qeveriës Partisë Socialiste, Nishani theksoi se “pas 25 prillit edhe sot, jam i bindur që më së pari të gjithë ne, e mijëra qytetarë kanë dëshpërim shumë të madh se nuk mundën të realizojnë e të shohim atë që e dëshironim, prisnim e që shumë prej nesh u angazhuan”.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD thotë se rreziku tani është degradimi i Partisë Demokratike si i vetmi faktor që mund të bëjë diferencën.

“25 prilli faktikisht nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri, la të njëjtën qeverisje që ka krijuar këto probleme të mëdha, la përsëri PD në opozitë e rrezikon që për shumë arsye, jo që rrezikohet për tu thelluar e konsodliduar pas 25 prillit, degradimi i të vetmit mekanizëm e aktor e faktor që mund të bëjë diferencën, PD-së.

Shqetësimi ynë sot është a do vijojmë ne të lejojmë degradimin e vlerave, rrudhjen e parimeve, defaktorizimin të asaj që ne besojme si një aktor e faktor ku mblidhemi të gjithë besojmë vlerat e i kthejmë në një aksion e zë qytetar, marrim përsipër institucione, arrijmë të fitojmë drejtimin e tyre e i shërbejmë vlerave e parimeve që ne besojme por dhe përparimit e zhvillimit”, u shpreh ai.

“Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa e një kryetari dhe karrike. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek Basha IK, por të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proçes më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari. Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD, Shqipëria do të fitojë kur të rrëzojmë këtë model qeverisje, i kemi të gjitha forcat e resurset për ta bërë”, theksoi Nishani.

Deklarata e Bujar Nishanit nga Korca:

Per cdo qytetar ardhja ne Korce eshte simbolike dhe kjo adresohet ne fundjave 9or jam i bindur qe vizioni shkon pertej fundjaves. Jam i bindur qe duhet te diskut8jme per nje situate krize qe ka mberthyer gjithe vendin. Per fat te keq ky vend prej vitesh ka mare nje rruge degradimi ne te gjitha aspektet dhe nga dita ne dite po zhytet. Kemi qene te gjithe deshmimtare te nje procesi degradues. Por ka njerez qe dalin e shfaqen ne vijen e pare. Ishte momenti kur shoqeria synonte nje ndryshim dhe besonim se mekanizmi kryesor ishte PD pasi ndryshimi vjen nga sistemi. Pas 25 prillit jam i bindur qe te gjithe ne mijera qytetare shqiptare kane nje desperim qe smundem te realizonim ate qe e donim dhe e prisnim. 25 prilli ne fakt la po te njejten qeverisje dhe PD ne opozite dhe rrezikon qe te thellohet nga nje ane problemi i rendimit te Shqiperise dhe degradimi i te vetmit mekanizëm qe mund te beje diference, PD nga ana tjeter.
Shqetesimi qe ndajme sot eshte ky a do lejojme ne defaktorizimin e asaj qe ne besojme, te vlerave qe i perkthejme ne parime dhe shume me teper. Nuk ka asnje dyshim qe jane prishur standardet e nje sistemi politik normal ne Shqiperi dhe kjo ka vite qe ndodh. Ka vite qe po minohet e tjetersohet. Pergjegjesia eshte ajo qe e dallon modelin qe beson tek parimi nga ajo qe e tjeterson parimin.
Te gjithe e vuaje daljen e antivlera e mbi vlerat. Se cili eshte Edi Rama, enturazhi i tij te gjitha keto qytetaret i dine. Qeveria aktuale nuk e ndryshon modelin qe ka instaluar sepse mbi baze e tij e ka nderuar misionin e vet. Ne nuk e kurojme dot ate lloj modeli se ashtu eshte ekzistenca e tij dhe ato do vazhdojne te forcohen mbi kete model. Ana tjeter e medaljes eshte PD. Pyetja eshte a i fituam apo jo zgjedhjet? Ne fakt nuk i fituam. Analiza per kete eshte thelle dhe duhet bere rajonale por duhet pare pergjegjesia politike. Ne duhet te gjejme mekanizmin qe na con tek fitorja. Sot eshte koha e njerez e qe kane forcen kapacitetin besimin per ta rikthyer PD ne nje parti te madhe fituese. Ne na bashkon derdhura qe qytetaria te mbizoteroje, angazhimi qytetar te jete me i pari, angazhimi per te dhene me teper sesa per te marre.
A mundet qe kjo PD qe nga ’90 ju e keni ngritur te rime kembet? Mend8j se po dhe PD ka nevoje per nje reformim te thelle dhe drastik ne te gjitha konceptet.
Ka disa hapa sepse edhe procedura ka vendin e vet. Kur kemi artikuluar marrjen e pergjegjesive qe nga zoti Basha kemi artikuluar edhe dore heqjen si pergjegjesi e civilizimit. Eshte treguesi i asaj qe ti e tregon interesin e partise mbi interesin personal.
PD sot smund te kete as vizionin strukturimin diskursin e 2015 duhet te kete ate te betejes te 2025.
Problemi kryesor i ketij vendi eshte qeveria aktuale qe rrezikon te vazhdoje si partia e qemotit edhe 18 e 25 vjet nese nuk reagoje ne. Shqiperia rrezikon te humbas e alternativen qeverisese.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *