Çfarë arritën bisedimet 6 orëshe Rusi-Ukrainë

18:17 28/02/2022

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi kanë përfunduar dhe të dyja palët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtejshme, ka thënë për mediat Mikhaylo Podolyak, këshilltari i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë mbajtur raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe fundin e veprimeve ushtarake në territorin e Ukrainës. Palët kanë shtruar çështjet për diskutim për vendime të përcaktuara. Në mënyrë që këto vendime të kthehen në udhërrëfyes palët po ktehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Ata kanë diskutuar për një raund tjetër negociatash ku këto vendime të vihen në tavolinë,” ka thënë ai të hënën.

Ndërkohë, Sky News raporton se një anëtar i delegacionit ukrainas që ishte i pranishëm në këto negociata tha se ato kishin qenë të vështira dhe pala ruse mbetet “e njëanshme”.

Pala ruse, për fat të keq, ka ende një pikëpamje shumë të njëanshme për proceset shkatërruese që ka ndërmarrë“, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Raundi tjetër i bisedimeve do të mbahet në ditët në vijim, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse, duke cituar delegacionin rus.

Ndërkohë, momentet e fundit janë dëgjuar tre shpërthime në Kiev./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.