Çfarë do bëhet me faturat afrofe për energjinë? Rama e shpjegon dhe lajmëron: Nuk kemi hequr dorë nga fasha, do vendoset!












Kryeministri është pyetur lidhur me shqetësimet e qytetarëve për faturat afrofe nga faturistët që nuk i bëjnë leximet e sahateve brenda muajit.

“Praktika afrofe i përket të shkuarës dhe në gjithë ato shumë pak raste kur mund të ketë ankesa ka një kanal ankimimi që funksionon më së miri përmes OSHEE.
Nuk ka fatura afrofe në Republikën e Shqipëirsë prej disa vitesh jo prej dimrit të kaluar”, tha Rama.

Kreu i qeverise u shpreh se fasha do vendoset dhe se nuk eshte hequr dore prej saj.

“Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë.

Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi.

Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit, ne baze te parametrave”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *