Çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit? Zheji: Mund të kemi një event me goma që digjen dhe njerëz që duan të marrin partinë. Ngjela: Rama ndodhet në Amerikë, do t’i thonë t’i përgjigjet forcës me…









Gjatë emisionit “Pikat mbi i” në News 24, analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela analizuan situatën e brendshme në Partinë Demokratike, në vigjilje të dy Kongreseve që do të mbahen më 11 dhe 18 dhjetor.

zheji ngjela

Analisti Zheji gjatë fjalës së tij bëri një parashikim të planit që mund të vendosë në zbatim ish-kryeministrit Berisha për të marrë PD-në. Ai theksoi se pas Kuvendit të datës 11 dhjetor mund të ketë një përpjekje me forcë dhe djegie gomash për të marrë Partinë Demokratike.

Kjo sipas tij do të jetë me qëllimin që Berisha të shantazhojë ndërkombëtarët për tu tërhequr dhe për të sakrifikuar Bashën. Vazhdimi i këtij skenari sipas Zhejit do të varet nga reagimi i ndërkombëtarëve dhe drejtësisë shqiptare.

“E gjitha kjo do të krijojë disa etapa, etapa e parë pasi të shihet ky eventi me goma që digjen, me njerëz të motivuar që duan të marrin partinë, pastaj do të kemi një moment qetësie pas stuhisë dhe do të ketë negociata. E gjithë ideja do të jetë liro shtrëngo, është e mençur në llojin e vet, është një shantaz që i bëhet ndërkombëtarëve. Por Berisha dhe ata që e këshillojnë dinë këtë gjë, se ndërkombëtarët do bëjnë llogari sa kushton të përballemi me këtë turbulencë, x, sa kushton të lëshojmë një çik pe, minus x, dhe doktori mendon se do zgjedhin minus x-in dhe do sakrifikojnë Bashën. Pas datës 11 topi qëndron te drejtësia, te shteti shqiptar dhe mbi të gjitha te ndërkombëtarët. Pozicioni i tyre me ekuivokë do të jetë fatal, pozicioni i tyre neto do të jetë shpëtimtar”, tha Zheji.

Nga ana tjetër avokati Ngjela theksoi se nëse ish-kryeministri Berisha do të ndjekë skenarin e forcës atëherë amerikanët mund të këshillojnë kryeministrin Rama, i cili ndodhet në Washington, t’i përgjigjet forcës me forcë.

“Me armë s’mund ta bëj dot se krijon tension ndërkombëtar. Nuk mundet dot shteti. Pyetja ime është kjo, në favor të kujt është destabilizimi i Shqipërisë? Në favor të kundërshtarëve të Shqipërisë. Kush janë kundërshtarët e Shqipërisë? Janë Moska dhe Beogradi. Ky nëse do ta destabilizojë nuk e di që fitojnë këto të dyja, po nuk e di nuk duhet të jetë në politikë. Kush u kujtua për një person që nuk ka pushtet që e shpall “non grata”. Fakti që e kanë nxjerrë “non grata”, do të thotë që ata e dinin që pushtetin e kishte Berisha në PD. E ndërmerr këtë akt për të treguar forcën, po mirë, po shteti ku është? Kryeministri është thirrur në Amerikë. Ne kemi këtë fakt, ShBA-të kanë thënë se në Kosovë dhe në Shqipëri përplasen interesat rusë dhe amerikanë. Kjo nuk është gjë e mirë për Saliun. Përderisa që është fushë beteje mes Moskës dhe Washingtonit, FBI-ja është këtu. Në këto momente kur FBI-ja do thotë se Berisha do të bëjë ato që thotë zoti Zheji, nëse kur ky ushtron forcë, forcën për t’iu kundërpërgjigjur e ka Rama. Atë që bën Berisha e di FBI-ja, dhe nëse ata kanë opsionin e forcës, atëherë kanë thirrur në Amerikë kryeministrin dhe i kanë thënë që forcës do t’i përgjigjesh me forcë. Mund të jemi përballë një situate të tillë, kjo është analiza ime, mund dhe të mos ndodhë. Mund të ndodh të arrestohet dhe Saliu”, tha Ngjela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *