Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar? Ja si përgjigjet një delegat i PD-së nga Air Albania









Përmes një interviste të dhënë për Panorama.al, kryetari i grupsesionit të PD-së në Velipojë, Niko Marku, zbuloi arsyet e pjesëmarrjes së tij në Kuvendin Kombëtar të ditës së sotme.

Marku u shpreh se si delegat do të votojë ndryshimet statuore të cilat sipas tij do t’i hapin rrugën zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë. Për sa i përket asaj çfarë pritet të ndodhë sot, pas përfundimit të Kuvendit, ai ishte i paqartë dhe deklaroi se do të varet nga programi që do të vendosin organizatorët.

“Unë quhem Niko Marko, jam delegat më Kuvendin Kombëtar më datë 11, urdhëro dhe karta. Unë jam kryetar i grupsesionit Velipojë.

Ne presim një ndryshim të ri, rithemelimin e Partisë Demokratike. Ne duam ndryshimin e statutit dhe më pas të vijojë gara për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sipas programit do të ndryshohen disa nene në statutit dhe më pas të shohim sipas programit”, tha Marko.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *