Çfarë doli nga rihapja e kutive në Berat, pse LSI nuk mori mandat. Ja kërcënimi që iu bë vëzhguesit të PD-së në KAS






Maringlen Kume/ Rinumërimi i fletëve të votimit në 24 qendra të qarkut të Beratit nuk prodhoi rezultat të ndryshëm nga ai parapraku.

KAS-Hapja-Kutive-QV-Rinumerimi-Ankimimi-Votat_KQZ-zgjedhjet-25prilli (5)

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në 114 kuti votimi Partia Socialiste mban 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për integrim mbet pa asnjë mandat.

Nga rinumërimi i votave në kutitë e 24 qendrave të votimit Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e vetmja parti nga tri kryesoret që rikuperoi vota. LSI-ja mori 15 vota më shumë. Ndërsa Partia Socialiste pavarësish se nuk rrezikoi mandatin e saj në krahasim me rezultatin paraprak ajo mori 20 vota më pak. Po ashtu, nga rinumërimi edhe Partia Demokratike mori më pak vota 9 të tilla më pak.

Në përfundim të procesit avokati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj, u shpreh se “Plus 15 vota për LSI-në nuk janë pak për LSI në zotërinj të nderuar të KASit. Kërkoj një hetim të thellë administrativ nga ana juaj. Dyshojmë se nga pamjet filmike rezultojnë vetëm numërimet për subjekte, jo për kandidat. Ju duhet të mbani një qëndrim objektiv lidhur me këtë situatë paligjshmërie. Treguesit e qartë tregojnë se një kandidat ka marrë më shumë vota, sesa i takonin dhe subjekti tjetër më pak vota sesa i takonin”, tha Kaziaj.

Por ndryshe nga përfaqësuesi i LSI-së, përfaqësuesi i Partisë Socialiste Eridian Salianji tha se rinumërimi i votave u mbështet në mënyrë që të konfirmohet mënyrën se si janë numëruar votat në Berat dhe gjithë Shqipërinë.

DENONCIMI

Në mbledhjen e djeshme pati edhe një denoncim nga ana e juristit të PD-së në KQZ, Marash Logu.

Në përfundim të procesit të rinumërimit në seancën e KAS-it, Logu denoncoi një vëzhguese të PS-së se kërcënoi vëzhguesin e PD-së, duke i thënë se do t’i priste gjuhën jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Logut, zonja që kishte bërë kërcënimin ishte e njëjta që u kap në fugonin që shpërndante ushqimet para zgjedhjeve në Berat.

Sot dhe dje në tavolinën e numërimit nr. 3 shtetasja Joana Melengu vëzhguese e PS-së, kryetare e njësisë administrative 2 në Bashkinë Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD-së, me fjalët ‘do ta shohësh kur të dalim jashtë, do ta pres gjuhën’. Shtetasja Joana Melengu, ju lutem s’mund të ndalohet kjo fjalë. Kjo fjalë duhet mbajtur këtu se ka të bëjë me këtë proces. Kjo shtetase me paturpësi guxon të indimitojë, kërcënojë e shantazhojë një vëzhgues të PD-së, a e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu? Ne flasim çfarë ndodh në Skrapar, Kuçovë, Berat e qarqe të tjera, por këtu në KQZ në sytë e gjithë Shqipërisë ka njerëz që kërcënojnë me jetë vëzhguesit e PD-së, ky është rast flagrant se si zgjedhjet e 25 prillit s’ishin asgjë tjetër përveçse kërcënim i pastër i qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Logu.

Ndërkohë, drejtuesi i seancës Elvis Çefa kërkoi që administrata t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike juristit të PD-së.

E përsëritët tri herë fjalën, ju rikujtoj që jemi ende në seancë e pavarësisht se e morët, e tejkaluat të drejtën që ju dhashë për të folur, jam unë kryesuesi, nuk jua toleroj në mënyrë kategorike këtë lloj sjelljeje, përsëritje 3-4 herë të situatës nuk është e nevojshme, kemi vesh e sy e ju dëgjojmë. Sa i takon problemit që ngritët që është shumë serioz nëse është i vërtetë, ju ftoj ju e administratën e KQZ-së që t’ju vënë në dispozicion ju e Prokurorisë pamjet filmike që ka kjo sallë në çdo sekondë të këtij procesi e nëse do vërtetohet, do jetë një nga gjërat më të rënda e patolerueshme”, tha Çefa

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *