Çfarë e pret Evropën në vitin 2022?

15:05 02/01/2022

Sfida kryesore: Pandemia, vaksinimi, rimëkëmbja ekonomike dhe kriza energjetike

Pandemia, ekonomia, konfliktet me fqinjët mbeten sfidat kryesore të Bashkimit Europian për vitin 2022. Luftimi i pandemisë së koronës ishte dhe do të mbetet temë sunduese. 26 ministrat e Shëndetësisë të BE-së besojnë se pandemia do të zgjasë më shumë, se sa është besuar.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mjeke me profesion, tha se vala e katërt e pandemisë është e rëndë, por në vitin 2022 mund të na presë një sprovë tjetër. Në vitin 2021 Komisioni Europian me porosi të 27 vendeve anëtare siguroi rreth 1 miliardë doza vaksine për qytetarët. 350 milionë vaksina të tjera iu dhanë nismës ndërkombëtare të OKB-së, COVAX.

Në vitin e ardhshëm BE do të vazhdojë të sigurojë vaksina të tjera dhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen premtoi mbështetje më të madhe për prodhimin dhe shpërndarjen në Afrikë. “Ne do të forcojmë përpjekjet tona të mbështesim Afrikën, aty ku kuota e vaksinimit është më e ulët”, premtoi Ursula von der Leyen.

Sfidë tjetër për bllokun europian është vaksinimi. Deri në fund të vitit 2021 Be-ja arriti kuotën 66% të vaksinimit të përgjithshëm të popullsisë, e pamjaftueshme për të ndalur valën e infektimit. Kuotat e vaksinimit janë të ndryshme. Ato variojnë nga 26% në Bullgari deri në 82% në Maltë.

Rimëkëmbja e ekonomisë filloi që në vitin 2021. Për këtë po shpërndahet fondi prej 750 miliardë Euro. Nga programi i BE i financuar me borxhe të përbashkëta përfitojnë kryesisht vendet e jugut dhe ato lindore, me në krye Italinë.

Polonia dhe Hungaria ende nuk marrin fonde. Ato kanë dorëzuar programe investimesh, por Komisioni Europian do të dorëzojë fondet, kur të zgjidhet mosmarrëveshja për shtetin ligjor.

Po rimëkëmbja kërcënohet nga kriza e energjisë. Në fjalimin e tij të parë të Vitit të Ri, kryeministri i ri çek Petr Fiala paralajmëroi për një nga vitet më të vështira në historinë e vendit.57-vjeçari përmendi si kërcënime, kostot e energjisë, inflacionin dhe pandeminë e koronavirusit.

Në vitin 2022 sytë e Europës janë të drejtuar nga Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të rizgjidhet në prill. Në të njëjtën kohë ai do të jetë edhe president i radhës i presidencës franceze të BE. Macron do të drejtojë fushatën zgjedhore kundër një fronti të djathtë. Sidomos në aspektin e politikës së jashtme, Macron kërkon ta bëjë BE një lojtare “sovrane” e strategjike të arenës botërore.

Mënyra se si duhet të veprohet me migracionin, refugjatët dhe të drejtën e azilit është një mollë sherri e vazhdueshme në BE, kjo u duk jo vetëm në kufirin me Bjellorusinë muajt e fundit. Sistemi aktual nuk i ndal njerëzit në kufi, ndaj kjo do të jetë një sfidë e vështirë.

Këto janë sfida të brendshme, pasi në kufijtë e Europës po përvijohet një konflikt i armatosur, me Rusinë që ka dislokuar me mijëra trupa dhe kërkon ndalimin e zgjerimit të NATO-s në lindje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *