Çfarë është ‘Pandora Papers’, ‘kutia’ me mbi 11 miliardë skedarë që nxjerr sekretet financiare të njerëzve të fuqishëm

‘Pandora Papers’, e quajtur ‘Letrat Pandora’, përfshin 11.9 milionë skedarë nga kompanitë e punësuara nga klientë të pasur për të krijuar struktura offshore në parajsat tatimore si Panamaja, Dubai, Monako, Zvicra dhe Ishujt Kajman.

‘Pandora Papers’ konsiderohet rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave në offshore, që nxjerr në dritë sekretet financiare të të pasurve dhe të fuqishmëve nga e gjithë bota.

Parajsat fiskale janë vende, ku taksat janë shumë të ulëta ose nuk ekzistojnë fare dhe ligjet tatimore janë shumë të lehtë.

Nga ky vërshim dokumentesh dalin kasafortat e fshehta të 46 oligarkëve rusë, kompanitë offshore me zero taksa të një super kaste prej 130 multi-miliarderësh, llogari offshore të mbi 330 politikanëve, mes të 35 krerë shtetesh ose qeverish, ministra, parlamentarë, gjeneralë, bankierë, industrialistë, të famshëm nga sporti, moda dhe argëtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *