“Çfarë ka ai në pjatë?”, futbollisti i Junajtid zbulon ”efektin Ronaldo”: Askush nuk guxoi të prekte ëmbëlsirat





Kthimi i Kristiano Ronaldos në radhët e Mançester Junajtid ka patur një impakt të jashtëzakonshëm te tifozeria e “djajve të kuq” dhe të skuadra në fushë e cila duket se tashmë ka besim absolut se mund të jetë protagoniste absolute me portugezin në radhët e saj. Impakti i futbollistit është aq i madh sa ndikon në mënyrë direkte qoftë edhe sjelljet më të vogla të futbollistëve përreth tij.

ronaldo

Li Grant, portieri i katërt i Mançester Junajtid, pjesë edhe stafit teknik të “djajve të kuq”, ka treguar se sa ka ndikuar afrimi i portugezit në ekip edhe në gjërat më të thjeshta. Duek folur për TalkSPORT”, ai ka zbuluar se si ishte përjetuar darka para ndeshjes me Njukasëll.

“Ndodhi të premten në darkë, në grumbullimin në hotel. Siç e dini, përfunduam darkën dhe normalisht të premteve kemi edhe gjëra më pak të mira për shëndetin. Kishim kek, pasta me krem e gjëra të tilla.

Ju garantoj që nuk kishte asnjë lojtar që preku kekun dhe askush nuk u ngrit që të merrte pastën me krem. Të gjithë qëndruan aty të ulur dhe një nga djemtë më pyeti. “Çfarë ka Kristiano? Pjatën bosh?”. Të gjithë po e shihnim dhe sigurisht që pjata e tij ishte më e pastra dhe më e shëndetshmja e mundshme. Dhe në atë moment më bëri përshtypje se si asnjë prej lojtarëve nuk guxoi të ngrihej e të merrte ndonjë gjë nga ato që kishte në tavolinë”, tha Grant.

Ai zbuloi se Kristiano kishte zbatuar çdo lloj tradite si të gjithë futbollistët e rinj, përfshirë edhe këngën e zakonshme e fjalimin para ekipit. “Të gjithë e dinë si funksionon, merr një lugë, hipën mbi karrige dhe këndon. E bëri Varane, e bëri Xhedon Sanço gjithashtu dhe më pas Kristiano. Të gjithë pyetnim veten nëse do ta bënte, por ai iu përfshi me grupin, hipi në karrige dhe ishte brilant. Sigurisht nuk do ju them gjërat që ai tha, por ishte interesante që na tha se ishte nervoz, ashtu siç bëri edhe pas ndeshjes”, tregoi pjesëtari i Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *