“Çfarë ka ndodhur me paratë e investuara për energjinë elektrike?”- Kryemadhi në Kuvend: Alqi Bllako më 8 Mars shiti të gjitha bizneset në emër të tij









Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur në Kuvend për arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Kryemadhi shprehet se më 8 Mars, Bllako ka shitur të gjitha bizneset që ka pas në emrin e tij.

kryemadhi-3-780x405

“Sot, arrestohet Alqi Bllako me 8 mars 2022 ka shitur të gjitha bizneset e tij që ka pas në emër. Kur flasim për drejtësi, jo për drejtësi me regji. Duhet të flasim për një drejtësi të vërtetë. Duhet të flasim për drejtësinë që përmendi kolegu Këllici, për Ardit Gjokljan.

Duhet të flasim dhe për viktimat e 21 janarit, kush i bëri, si i bëri dhe çfarë ndodhi dhe duhet zbardhur 21 janari një herë e përgjithmonë. Duhet të flasim për viktimat e Gërdecit, duhet të flasim për të gjitha viktimat që ka bërë mosgjykimi drejtësisë në shoqërinë shqiptare dhe që ka bërë pis klasën politike.  Sepse është shumë kollaj për të gjykuar njëri tjetrin por është shumë e shëmtuar kur kemi një drejtësi me regji.

Bëmë një reformë në drejtësi, ku ne sot kemi dy rrugë, o përballjen përballë drejtësisë të qeverisë që kam pas të cilët kanë krijuar një megaferë të jashtëzakonshme që është përtej 430 milionë eurove të inceneratorëve ose do të kemi jetëgjatësinë e kësaj qeverie dhe rrëzimin e reformës në drejtësi të cilën e kemi miratuar me 140 vota. Megjithatë, për t’u kthyer tek akti normative jam shumë dakord që duhen bërë amendime në buxhet është hipokrizi që të themi që nuk duhen, është hipokrizi që buxhetet nuk rishikohen, janë rishikuar, po rishikohen, do rishikohen përsëri. Sepse çfarë sjellë minuti nuk sjell sekondi, aq më shumë në këtë situatë që është sot Shqipëria dhe gjithë rajoni dhe më përtej se rajoni”, ka deklaruar Kryemadhi.

Ajo deklaroi se janë me miliona euro që janë investuar për ristrukturimin dhe mirëmbajtjen e OSHEE për të ulur humbjet në rrjet, që të kemi prodhimin e energjisë elektrike e të tjera me radhë. Por theksoi se asgjë nga këto nuk kanë ndodhur.

“Jam shumë dakord që për shkak të situatës së krizës energjetike ne duhet të ndihmojmë OSHEE me 200 milionë euro. Por ju lutem shumë, duhet të bëjmë dhe një sqarim për opinionin publik, janë më miliona euro që janë investuar për ristrukturimin dhe mirëmbajtjen e OSHEE për të ulur humbjet në rrjet, që të kemi prodhimin e energjisë elektrike e të tjera me radhë.

Dhe çfarë ka ndodhur me ato para që janë investuar. Jo pak para i është dhënë dhe Klodian Mërtirit nga OSHEE, çfarë është bërë me ato? Dhe dakord këto 200 milionë të tjera për çfarë do të shërbejnë? Do të shërbejnë për blerje të energjisë elektrike, do të shërbejë për instalim sahatësh në shtëpitë e qytetarëve, do të shërbejnë për humbjet në rrjet? Apo e degraduan sistemin e energjisë elektrike, për të fituar një dorë parash në një anë dhe për të hapur një hapësirë tjetër në anën tjetër. 

Për të vazhduar më pas tek paketa e rezistencës. Unë e kam quajtur furnellë, por duhet të jenë qytetarët ato që duhet ta cilësojnë. Qytetarët duhet të bëjnë bilancin. Pensionistëve ne ju japim 135 lekë në muaj, një bukë, as një bukë jo, se ka vajtur 1500 lekë buka, ndërkohë situacioni i fundit i Klodian Zotos në 2 mars është me dhjetëra milionë për inceneratorin e Fierit kur ne mendojmë që është sekuestruar. Pra, pensionistëve shqiptarë ju japim 7 milionë euro në vit ndërsa Klodian Zotos dhe Mirela Mërtirit dhe Stela Gugalljas i japim dhjetëra milionë me një firmë me një situacion”, u shpreh ajo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.