Çfarë mendojnë europianët për luftën në Ukrainë?

23:49 09/02/2022

Më shumë se 60% e të anketuarve besojnë se NATO duhet t’i dalë në mbrojtje Ukrainës

Shumica e europianëve mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën këtë vit dhe besojnë se NATO dhe BE duhet të qëndrojnë në krah të Kievit.

Sipas një sondazhi të kryer në fund të Janarit nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, qytetarët europianë thonë së është detyrë e vendeve europiane për të mbrojtur Ukrainën dhe se ky është një problem i të gjithë kontinentit.

Shumica e qytetarëve e shohin NATO- n dhe 30 shtetet e saj anëtare si garanci për ruajtjen e  sovranitetit të Ukrainës. Të pyetur se kujt i besojnë më shumë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të BE-së nëse Rusia pushton Ukrainën, të paktën gjysma e të anketuarve thanë se i besojnë unionit. Në Suedi dhe Finlandë, besimi për BE është edhe më i madh se ai për NATO-n.

Nga ana tjetër autorët e studimit dalin në përfundimin se europianët i besojnë NATO-s për të mbrojtur interesat e tyre më shumë se sa i besojnë SHBA-së për ta bërë këtë gjë. ”Presidenti rus Vladimir  Putin mund të habitet kur të vërejë se shumë europianë e shohin një pushtim të mundshëm të Ukrainës jo vetëm një sulm ndaj një vendi fqinj, por edhe ndaj vetë rendit europian të sigurisë”, përfundojnë  autorët.

Sondazhi u krye në Finlandë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Rumani dhe Suedi, vende që së bashku përbëjnë pothuajse dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.