Çfarë misteri fshihet pas peshqve të ngordhur

13:30 09/05/2021

Në liqenin artificial të Qaraoun në Libanin jugor, llogariten rreth 40 tonë peshq të ngordhur. Mësohet se në këtë liqen rrjedh një lum, që sipas banorëve është i ndotur.

“I gjithë lumi Litani është i ndotur. Të gjitha fshatrat, të gjitha zonat e banueshme, të gjitha fabrikat nga zona industriale Zahle i lëshojnë të gjitha mbetjet në këtë lum”, tha Alinë.

Ka shumë vite që aktivistët kanë paralajmëruar për rrezikshmërinë që paraqet kjo ndotje në lumin Litani. Autoritetet kompetente gjithashtu, kanë paralajmëruar se e gjithë kjo ndotje mund të shndërrohet në fatkeqësi për ekosistemin.

“Ne mendojmë se kjo mund të jetë ose për shkak të ndonjë sëmundjeje, ose për shkak të ndotjes nga njeriu. Nëse kjo gjë nuk ka të bëjë me ndonjë sëmundje, atëherë atë e ka bërë dora e njeriut”, tha Nasrallah El Hajj.

“Këta peshq nuk duhen konsumuar në asnjë mënyrë, por njerëzit e varfër i peshkojnë dhe më pas i konsumojnë ata. Era që mban lumi është e tmerrshme”, raporton një qytetare.

Ushtria dhe organizatat e ndryshme lokale kanë marrë iniciativën të merren me pastrimin e lumit.

Celine Chemali, studente Biologjie, tha: Problemi qëndron se ne akoma nuk e dimë se cilat janë shkaqet që po e shkaktojnë këtë fatkeqësi. Kjo do të thotë shumë për situatën në Liban. E dimë që lumenjtë tanë janë të ndotur. E dimë që ajri është i ndotur. Ne nuk po bëjmë asgjë për ta parandaluar këtë tragjedi. Ne nuk po bëjmë asgjë për të kuptuar se çfarë po e shkakton gjithë këtë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *