“Çfarë ndeshje për Kante”, befason trajneri Tuhel: Ja pse e lashë Lukakun në stol








Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, u shpreh i lumtur për triumfin 2-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Lilës. Tekniku gjerman i thuri elozhe mesfushorit Kante, teksa në prononcimin pas ndeshjes shpejgoi pse e la Lukakun në stol.

Tuhel

“Çfarë ndeshje për Kante. Sot ai është kthyer në nivelin më të lartë, ka përmirësuar çdo minutë të lojës dhe ka një ndikim të madh.

Por ne nuk jemi të befasuar me paraqitjen e tij. Kemi pasur momente të shkëlqyera si në fillim të ndeshjes. Nëse mund të mbajmë nivelin për më shumë kohë mund të bëjmë shumë më mirë. Havertz? Ai ishte shumë i mirë, u vendos shumë mirë dhe nuk kishte frikë të mbrohej.

Lukaku

Lukaku në pankinë? Çdo ndeshje është e ndryshme. Goli i sotëm ishte me intensitet, një lojë me shpejtësi të lartë. Romelu nuk është vetëm i lodhur fizikisht por edhe mendërisht Sot kemi zgjedhur tre lojtarë të tjerë dhe Havertz ishte në formë të shkëlqyer”, u shpreh Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.