Çfarë ndodh me vetingun nëse PD nuk e voton?- Eksperti i njohur zbërthen skenarët: Procesi nuk ndërpritet, funksionet i kalojnë…! Qeveria s’ka frikë nga Drejtësia e re, pinë shampanjë dhe shohin filma aksion








Eduard Halimi-vetinguIsh-ministri i Drejtësisë, njëherësh avokati, Eduard Halimi ka zbërthyer në 5 përgjigje problemet që ka sot vendi me sistemin e drejtësisë dhe debatin që ka lindur mes forcave politike për zgjatjen e afatit të Institucioneve të Vetingut.

Në mesazhin e tij, Halimi shprehet se në asnjë rast procesi i vetingut nuk do të pezullohet në rast se përfundon afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që sipas kushtetutës është në detyrë deri në korrik të vitit 2022.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, procesi i vetingu do të vazhdojë edhe për gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur, por kjo do të behet nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërkohë që vendimet finale do të merren nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

“Nëse opozita nuk voton ndryshimet Kushtetuese qe pretendohen, vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbetur e bën KLGJ/KLP/KPA dhe ky proces do vijojë pafundësisht pasi gjyqtarë e prokurorë të rinj dalin çdo vit nga Shkolla e Magjistraturës. Vettingu nuk ndërpritet”, thekson Halimi.

KAPJA E VETINGUT

Më tej eksperti i njohur ligjor, shton se opozita i cilëson struktura e vetingut si të kapura nga Qeveria.

“E para, problemi që opozita ka me trupën e Vettingut (sipas qëndrimeve të PD) është se trupa e KPK është e kapur nga PS, pasi janë lehtësisht të shantazhueshëm për shkak të problemeve personale me pasurinë, lidhjet me krimin dhe nivelit të mediokritetit me ndonjë përjashtim të rrallë.

E dyta, problemi që PD ka me KLGJ dhe KLP aktuale (gjithmonë sipas qëndrimeve të saj publike) është se të dyja jo vetëm që janë po aq të kapura politikisht sa KPK, por janë akoma më të kapura pasi ato përbëhen nga anëtarë te familjes politike. As kjo KLGJ/KLP dhe as ajo që do jetë në korrik (nuk kam parë as ndonjë interes të opozitës për këtë) nuk pritet që të jetë më pak e lidhur me qeverinë”, thekson ai.

DREJTESIA DHE FRIKA

Më tej ish-ministri i Drejtësisë, shprehet se Qeveria në Shqipëri nuk ka frikë nga oeganet e drejtësisë, madhe sipas tij ata pijnë bashkë shmpanjë dhe shohin filma aksion.

“5 vjet më parë prokurori i përgjithshëm kroat Dinko Cvitan më tha gjatë një takimi: “Kryeministri ka frikë të më shohë edhe në rrugë edhe në aktivite publike kombëtare e ndërkombëtare. Unë jam ujk vetmuar”

Kjo është e kundërta e asaj që pamë një javë më parë në një show të denjë për “Banana Republic”, dhe këtë e kanë kuptuar si prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm dhe ata që janë të lidhur me pushtetin, si ata që janë në pritje të vetingut, dhe ata në bankat e Shkollës së Magjistraturës.

Dita kur qeveria, pushtetarët e sotëm apo ata që do vijnë nesër do kenë frikë nga drejtësia do të jetë dhe dita kur drejtësia do të ketë shpresë, do reduktohet korrupsioni dhe do sundojë “Rule of laë. Problemi në Shqipëri është se qeveria nuk ka frikë. Nuk ka frikë nga drejtësia, përkundrazi pijnë bashkë shampanje e shohin filma bashkë”, thekson Halimi.

ÇFARË DUHET TË BËJË OPOZITA

Opozita sipas Halimit s’ka fuqi të ndryshojë qeverinë apo organet e drejtësisë, por ajo sipas tij mundet vetëm të ‘frikësojë’ shumicën në pushtet.

“Opozita nuk e rregullon dot drejtësinë. Opozita nuk bën dot as prokurorin e as gjykatësin, nuk i zëvendëson dot Institucionet e pavarura që janë të kapura. Mund të përpiqet për të ndaluar kapjen por nuk e rregullon dot drejtësinë as me KPK, KLGJ, KLP, ILD, GJL, GJK e tj. . Nuk e bën dot këtë! Por PD mund t’i bëjë të qartë qytetareve se përse qeveria nuk e ka frikë drejtësinë ndaj dhe ka korrupsion, mund ta nxjerrë në pah këtë çdo ditë! Opozita nuk e rregullon dot as qeverinë. Nuk është ky misioni opozitës aq më pak në një vend si ky i yni.  Por PD duhet t’a bëjë qeverinë që të ketë “frikë” nga opozita. Jo “frikë” në kuptimin desktruktiv, as në kuptimin e dhunës apo mjeteve te tjera të ngjashme me të, por “Frikë” se e denoncon, se i nxjerr në publik atë që drejtësia nuk po ia bën”, thekson ai.

 ANALIZA E PLOTE E EDUARD HALIMIT

VETINGU 2022, ZGJATJE MANDATI KPK APO KLGJ/KLP/KPA?

5 Pyetje të shkurtra/5 Përgjigjie të thjeshta

Mandati i anëtarëve të KPK (vettingu i shkallës së parë) të zgjedhur në mes të fushatës elektorale të 2017, mbaron në korrik të v.2022, ndërsa i antarëve të KPA (Apelit) në 2026 (neni 179/b pika 8 e Kushtetutës). Megjithatë debati ka nisur një vit më parë, pasi kërkohet që të ndryshohet Kushtetuta për të zgjatur këtë afat (5 vjeçar) vetëm për KPK. Si avokat i sektorit privat prej 4 vjetesh, po ndaj një opinion të shkurtër me pyetje e përgjigjie te thjeshta, i cili shpreh mendimin tim personal pavarsisht afilacionit me familjen time politike dhe larg retorikës.

PYETJET TË SHKURTRA/PËRGJIGJIE TË THJESHTA

 1. A është situata e 2022 e papritur për palët politike ?

Jo. Kjo situatë dihej shumë mirë dhe ka qënë e parashikuar prej 2016 në Kushtetutën e miratuar me 140 vota (neni 179/b). Ka me dhjetra faqe proçesverbalesh që mund t’i lexojnë ata që nuk kanë qënë në tryezë në atë kohë. Ajo që nuk dihej në atë kohë ishte se kush do ishte mazhoranca që do dilte ps 2017 dhe pas 2021 ndaj dhe u parashikua votim ndryshe para 1 shtatorit 2017 dhe ndryshe pas 1 shtatorit 2017, pra pavarsisht kush do ishte në opoziten e kush në mazhorancë.(Kushtetuta 2016, neni 179 pika 13 për ilustrim ). Por gjithshka ka qënë e parashikuar deri në vitin 2026.

2. Nevojitet vota e opozitës (PD) për të vijuar ose jo vetingun në 2022?

Jo. Vetingu në 2022 dhe deri në 2026 do të vijojë pavarsisht kush është në opozitë në 2022 apo 2025. Sipas Kushtetutës kur i mbaron mandati KPK (korrik 2022) proçesi vijues për ata që kanë ngelur i kalon KLGJ/KLP respektivisht vetingun për gjyqtarët e prokurorët e mbetur për shkallën e pare, ndërsa Apelin do vijojë sërish kjo KPA deri ne 2026. Nese duhet t’a ndryshojnë Kushtetutën, nenin 179/b pikën 8 për t’a zgjatur afatin për KPK duhen votat e opozitës pasi qeveria nuk ka 93 mandate (177/3 e Kushetutës). Nëse opozita nuk voton ndryshimet Kushtetuese qe pretendohen, vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbetur e bën KLGJ/KLP/KPA dhe ky proçes do vijojë pafundësisht pasi gjyqtarë e prokurorë të rinj dalin çdo vit nga Shkolla e Magjistraturës. Vettingu nuk ndërpritet.

 3. A ka ndonjë rëndësi për opozitën nëse vetingun që do mbetet pas korrikut 2022 do e bëjë KPK/KPA apo KLGJ/KLGJ/KPA?

Jo. E para, problemi që opozita ka me trupën e Vettingut (sipas qëndrimeve të PD) është se trupa e KPK është e kapur nga PS, pasi janë lehtësisht të shantazhueshëm për shkak të problemeve personale me pasurinë, lidhjet me krimin dhe nivelit të mediokritetit me ndonjë përjashtim të rrallë.

E dyta, problemi që PD ka me KLGJ dhe KLP aktuale (gjithmonë sipas qëndrimeve të saj publike) është se të dyja jo vetëm që janë po aq të kapura politikisht sa KPK, por janë akoma më të kapura pasi ato përbëhen nga antare te familjes politike. As kjo KLGJ/KLP dhe as ajo që do jetë në korrik (nuk kam parë as ndonjë interes të opozitës për këtë) nuk pritet që të jetë më pak e lidhur me qeverinë.

E treta, Vendimin final sërish do e jape deri ne 2026 po kjo KPA që opozita e quan të kapur.

4. A ēshtë i rëndësishëm debati mbi Drejtësinë e Re?

Po. Problemi me Drejtësinë e Re është se qeveria nuk ka “frikë” nga ajo. Qeveria mburet me drejtesinë e re. E fton të pijnë bashkë shampanjë e të shohin fima action, por nuk ka e frikë se mos e ndërshkon. Qeveria nuk ka frikë të vjedhë, të abuzojë, të nxjerrë vendime të kundraligjshme, të bëjë tendera me 2 fishin e çmimit në bursë për energjinë dhe të shkelë të drejtat e prodhuesve në të njejtën kohë, të shpallë fitues ata që ofrojnë më shumë dhe denigroje ata qe ofruan me pak, te përdorë patronazhistë, të blejë zgjedhjet, votat etj etj, pasi nuk e gjen asgjë.

Qeveria dhe pushteti i bën të gjitha se nuk ka “frikë” nga drejtësia, nga ligji, nga shkelja e tij. Gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave zyrtare, nga 240 kallzime të rregjistruara për korrupsion vetëm 39 shkuan për gjykim.

5 vjet më parë prokurori i përgjithshem kroat Dinko Cvitan më tha gjatë një takimi: “Kryeministri ka frikë të më shohë edhe në rrugë edhe në aktivite publike kombëtare e ndërkombëtare. Unë jam ujk vetmuar”

Kjo është e kundërta e asaj që pamë një javë më parë në një shoë të denjë për “Banana Republic”, dhe këtë e kanë kuptuar si prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm dhe ata që janë të lidhur me pushtetin, si ata që janë në pritje të vetingut, dhe ata në bankat e Shkollës së Magjistraturës.

Dita kur qeveria, pushtetarët e sotëm apo ata që do vijnë nesër do kenë frikë nga drejtësia do të jetë dhe dita kur drejtësia do të ketë shpresë, do reduktohet korrupsioni dhe do sundojë “Rule of laë”

5. A ka çfare të bëjë opozita në këtë situate ku ndodhet sundimi i ligjit?

Po. Problemi në Shqipëri është se qeveria nuk ka frikë. Nuk ka frikë nga drejtësia, përkundrazi pijnë bashkë shampanje e shohin filma bashkë. Opozita nuk e rregullon dot drejtësinë. Opozita nuk bën dot as prokurorin e as gjykatësin, nuk i zëvendëson dot Institucionet e pavarura që janë të kapura. Mund të përpiqet për të ndaluar kapjen por nuk e rregullon dot drejtësinë as me KPK, KLGJ, KLP, ILD, GJL, GJK e tj. . Nuk e bën dot këtë! Por PD mund t’i bëjë të qartë qytetareve se përse qeveria nuk e ka frikë drejtesinë ndaj dhe ka korrupsion, mund ta nxjerrë në pah këtë çdo ditë!

Opozita nuk e rregullon dot as qeverinë. Nuk është ky misioni opozitës aq më pak në një vend si ky i yni.

Por PD duhet t’a bëjë qeverinë që të ketë “frikë” nga opozita. Jo “frikë” në kuptimin desktruktiv, as në kuptimin e dhunës apo mjeteve te tjera të ngjashme me të, por “Frikë” se e denoncon, se i nxjerr në publik atë që drejtësia nuk po ia bën. Sepse opozita është frymë. Dhe fryma krijohet duke denoncuar nga mëngjesi në darkë çdo abuzim, çdo veprim korruptiv, nga bashkia më vogël deri tek ajo më e madhe, nga institucioni më i vogël deri tek kryeministria.

(Nëse qeveria jonë do ishte si ajo gjermane apo daneze (te cilët kanë frikë nga ligji dhe sundon rule of laë ndoshta qasja konstruktive dhe perpjekjet per ta bere me te mirë drejtesinë e qeverinë mund te dukeshin më romantike se sugjerimi më sipër).

Por në Shqipërinë e 2021, dita kur qeveria do fillojë realisht të ketë “frikë” opozitën, të ketë “frikë” mos ia vjedhë zgjedhjet, mos ia marrë të dhënat personale qytetarëve, mos mbështesë monopolet, mos abuzojë me paratë publike, do jetë ditë e mire për Rule of Laë. Dita kur qeveria të fillojë të ketë firkë nga denoncimi që i bëhet prej saj me emra, fakte dhe grupfakte, dita kur qeveria do të ketë frike të hapë TV se mos del aty një deputet i opozitës që denoncon në publik sesi një ministër, drejtor, kryetar Bashkie në zonën e tij, po bën korrupsion, ajo ditë do të jetë ditë e keqe për qeverinë dhe ditë e mirë për opozitën e 202.

Ajo ditë do të jetë ditë e keqe për prokurorët e gjyqtarët e kapur e të korruptuar dhe ditë e mirë për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm.

Dita kur qeveria do ketë “frikë” nga abuzimi, shkelja e ligjit, do të jetë një ditë e shkëlqyer për “Rule of Laë”, sundimin e ligjit.

E përderisa qeveria nuk ka “frikë” nga drejtësia, si në Gjermani e Danimarkë, të paktën të ketë “frikë” nga opozita.

Dhe opozita këtë e ka në dorë vetë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *