Çfarë ndodh nëse Basha nuk e liron zyrën? Flamur Noka: Më 8 janar demokratët marrin selinë blu. Ja paralajmërimi i deputetit









Deputeti Flamur Noka, i pyetur se si do të veprohet nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyrat e PD-së si kryetar tha për “Koha Jonë” se 8 janari do të jetë dita kur demokratët do marrin selinë blu në duart e tyre.

flamur

“Nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqësor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum”, tha ai.

Kujtojmë që anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në zyrat qendrore të PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha: “Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia”.

Pritet që protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në bulevard të nis nga godina e PD-së dhe të përfundojë te Kryeministria.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.