Çfarë ndodhi natën e 15 Korrikut në Turqi

22:37 15/07/2021

Gjithçka nisi me daljen e forcave të ushtrisë në rrugë, më pas u kthye në përplasje të armatosur

Fillimisht askush nuk kuptonte se çfarë po ndodhte. Rrugët u mbushën me forca ushtrie dhe tanqe. Lëvizja u paralizua.

Kjo situatë vijoi për pak orë, me makina të shumta të mbetura në trafik. Presidenti Erdogan nuk ishte as në Stamboll dhe as në Ankara. Kishte shkuar bashkë me familjen dhe qëndronte në një hotel në qytetin Marmaris. Afër mesnatës ai doli para kamerave dhe bëri një thirrje për qytetarët.

Ftoj qytetarët që të dalin në sheshet e qyteteve. Të bashkohemi krah njëri tjetrit dhe t’u japim mësimin e duhur atyre që kanë ndërmarrë këtë iniciativë”.

Ishin të shumtë ata që e pranuan këtë festë. Rrugët dhe sheshet u mbushën plot. Gjithçka u kthye në një përplasje të armatosur.

Një grup personash u nisën edhe drejt zonës ku qëndronte familja e Erdogan. Nuk e gjetënn Presidentin në hotel pasi ky i fundit ishte larguar më herët me helikopter.

Qytetet ishin në kaos. Ngjanin me shesh beteje lufte. Trazirat përfunduan me 251 të vdekur. Pas kësaj nate filloi operacioni kundër asaj që u quajt organizata terroriste FETO. Ankaraja zyrtare bëri përgjegjës për aktin klerikun Fetullah Gylen, ish mik i Presidentit Erdogan. Vetë Gylen nga Pensilvania mohoi që të kishte lidhje me sulmin. Qindra mijëra persona u burgosën si anëtarë të organizatës, mes tyre edhe shumë fëmijë.

Kuvendi përgatiti raportin hetimor i cili nuk u bë asnjëherë publik pasi nuk gjendet në arkivën e parlamentit.  Ende sot pas 5 vitesh autoritetet vijojnë operacionet për kapjen e anëtarëve të organizatës FETO. Aksionet janë shtrirë edhe jashtë Turqisë dhe ekstradohen persona të lidhur me grupin e klerikut Gylen, mes tyre edhe Shqipëria.

Klan News





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *