Çfarë ndodhi në sheshxhirimin e Rust?

13:58 25/10/2021

Aktori amerikan Alec Baldwin po luante një skenë të filmit Rust, e cila kishte të bënte me drejtimin e armës nga objektivi i kamerës. Ekipi i cili punonte për realizimin e filmit i kishte thënë aktorit se arma nuk kishte fishekë, por papritmas u dëgjuan të shtëna, të cilat ishin fatale për drejtoren e Fotografisë,  Halyna Hutchins dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza.

Sipas disa ekspertëve ligjorë të cituar në mediat amerikane, aktori “nuk pritet të akuzohet për “vrasje me dashje”, përsa kohë, nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur”. E vetmja mundësi që të ndiqet penalisht është nëse konfirmohet se e ka përdorur armën në mënyrë të rrezikshme, gjë që deri tani nuk ka dalë, pavarësisht akuzave të Bryan Carpenter. Por si një prej bashkë producentëve të filmit Western, nga pikëpamja civile, mund të përballet me disa veprime ligjore, nëse konfirmohet neglizhencë nga ana e tij, sa i përket sigurisë.

Edhe pse aktori hollivudian Baldwin është producenti kryesor, hetimet mund të nxjerrin se të tjerë producentë ishin përgjegjës për sigurinë. Ndërkaq, mbetet të sqarohet se kush autorizoi zëvendësimin e trupës që nuk respektoi protokollet e sigurisë.

Sakaq këtë të hënë janë zhvilluar homazhe në nder të 42-vjeçares, Halyna Hutchins. Me dhjetëra persona janë mbledhur në shesh me qirinj në duar e teksa ndiqnin edhe kolazhin me fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *