Çfarë ndodhi në takimin e ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës

11:21 10/03/2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba dhe ai i Rusisë Sergei Lavrov u takuan mëngjesin e kësaj të enjteje në Antalia të Turqisë, takimi i parë i nivelit të lartë mes dy vendeve që prej nisjes së luftës. Pas bisedimeve, ata dolën në deklarata për shtyp.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se nuk kishte qenë e lehtë të dëgjohej Lavrov gjatë takimit të tyre dhe theksoi se lista e kërkesave të Rusisë “do të thotë të dorëzohesh”. Kuleba shtoi se shpresonte që homologu i tij rus do ta përcjellë bisedën e tyre tek qeveria ruse dhe tek ushtria dhe të dëgjojnë lutjen e civilëve ukrainas.  

Sa i përket një armëpushimi të mundshëm Kuleba tha: “Përshtypja ime është që Rusia nuk është në pozitat për të vendosur një armëpushim”. Ai shtoi se vendi i tij nuk mund të ndalojë luftën nëse vendi që e nisi agresionin nuk e ka një dëshirë të tillë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, nga ana e tij deklaroi se me homologun ukrainas kishte diskutuar për çështjet humanitare, përfshirë atë çfarë po bëjnë trupat për të mbrojtur civilët. Lavrov po ashtu i akuzoi ukrainasit si nacionalistë, për përdorimin sipas tij të civilëve si mburojë.

I pyetur nëse do të jetë i mundur një armëpushim, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vijojë dhe se strategjia e Vladimir Putin po shkon sipas planit.

Lavrov po ashtu tha se dërgimi i ndihmave ofensive në Ukrainë nga perëndimi ishte një sjellje e rrezikshme.

Ne nuk e sulmuan Ukrainën” tha ai duke deklaruar se Rusia po kërcënohej dhe duhet të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh të pavarura nga Ukraina./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.