Çfarë nuk u pa në TV nga Vllaznia-Partizani / Shtohen tifozët në Shkodër, një karton i kuq duartrokitet si gol









Nuk mund të mungonin edhe episodet e veçanta në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit: Nga nisma e veçantë kundër dhunës në familje te tifozët “rebelë”, që provuan të hyjnë në fushën e “Loro Boriçit”.

krymi

-Mungesa e madhe e kësaj ndeshjeje, Ante Aralica, ndjek takimin nga dhomat e gazetarëve i shoqëruar nga familjarët e tij.

-Djemtë e Burrat-Dhuna në familje, 1-0. Si për ironi po kaq përfundoi edhe takimi. Një banderolë e vendosur në qendër të fushës. Aty ku lojtarët e dy skuadrave u rreshtuan në startin e takimit. Të dyja skuadrat, por edhe gjyqtarët e takimit kanë zbritur në fushë me fanellat e bardha, në shenjë sensibilizimi e mbështetjeje të nismës: “Djemtë e burrat kundër dhunës në familje”.

-Pas minutës së 13-të kanë mbërritur tifozët ultras të Partizanit.

-Duel “ish-ësh”: Hakaj te Vllaznia dhe Marku e Gligorov te Partizani ishin përballë ish-skuadrave të tyre.

-Në stadium janë rreth 3500 të pranishëm në shkallët e stadiumit, një shifër e konsiderueshme duke qenë se numri i spektatorëve në sfidat e tjera ka qenë ndjeshëm më i ulët.

-Zogoviç detyrohet të ndërrojë fanellën sepse ngjyra e saj është e ngjashme me atë të uniformave të lojtarëve të Vllaznisë në fushë. Nga lejla, malazezi “ngjyroset” me gri.

fgfgfgfgfg

-Trajnerët nuk pushojnë së dhëni udhëzime për lojtarët e tyre. Daja “kapet” shpesh me Rrapajn për vendosjen e tij në fushë.

-Duartrokitet ish-futbollisti i Vllaznisë, Gligorov, i cili u largua i dëmtuar në minutën 41- të të takimit.

-Një tifoz hyn në fushë kur po bëhej gati të fillonte pjesa e dytë. Forcat e sigurisë e neutralizojnë menjëherë dhe e nxjerrin jashtë fushës së blertë.

-Në të 65-tën, Krymi ndëshkohet me të kuq. Duartrokitje të forta nga publiku shkodran, pasi mesfushori u detyrua të merrte të kuqin që ekipi të mos pësonte gol.

-Ka duartrokitje edhe për Herald Markun në momentin e zëvendësimit. Mesfushori ia kthen mbrapsht duartrokitjet ish-tifozëve të tij.

-Në një moment mungon topi në fushë. Artim Pollozhani, zëvendëstrajneri i Partizanit merr një top dhe e shkelmon fort për t’ua hedhur lojtarëve të Vllaznisë që të rifillonin lojën.

-Tensionohet situata në fund, ku ka 2-3 shishe të hedhura nga tribuna. Kjo për shkak se tifozët revoltohen për një faull të padhënë nga gjyqtari Lata në favor të Hoxhajt.

-Në fund ka entuziazëm te kuqeblutë, ndërsa zhgënjim te Partizani, lojtarët e së cilës gjithsesi shkojnë dhe duartrokasin tifozët, që kishin ardhur nga Tirana.

ADMIR URUÇI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.