Çfarë paralajmëron Majko? Ish-kryeministri: Amerikanët e dinë se ç’po ndodh në Beograd, Prishtina të tregojë kujdes. Nëse u rrezikohet jeta ushtarëve të NATO-s…

Në emisionin “Open” në News24, ish-kryeministri Pandeli Majko teksa u ndal tek tensionet në veri të vendit dhe konflikti Beograd-Prishtinë, u shpreh qartë se  amerikanët e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh në Serbi.

Gjithashtu, Majkon theksoi se Prishtina zyrtare duhet të jetë më e kujdesshme , duke shtuar se kushdo që ka vendosur të vërë në rrezik jetën  e ushtarëve të NATO-s, duhet ta dijë se koordinimi do të jetë me ata që i ka dërguar ushtarët në Kosovës.

“Askush më mirë se amerikanët nuk e di se çfarë po ndodh në Beograd. Pikërisht se ata dinë, dikush në Prishtinë duhet të tregohet i kujdesshëm. Nëse dikush ka vendosur të vërë në rrezik jetën e ushtarëve të NATO-s, duhet të mendojë se për ta bërë këtë duhet të koordinojë me ata që i ka sjellë ata ushtarë”, tha ndër të tjera Majko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts