Çfarë po ndodh me rrjetet sociale? Pas Facebook, edhe Snapchat ”zhduket” me orë të tëra

Pas platformave të Facebook, që përfshin edhe Instagram dhe Whatsapp, një tjetër protagonist i rrjeteve sociale ka përjetuar një bllokim planetar, dhe kësaj radhë nuk i përket perandorisë së Zuckenbergut.

Bëhet fjalë për SnapChat, i cili dje praktikisht ishte i paarritshëm në vende të ndryshme të botës, në veçanti në Europën perëndimore edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku edhe përdoret më shumë.

Teknikët e shoqërisë me bazë në SHBA, arritën ta riparonin defektin brenda 4 orëve, por analistët po fillojnë të pyesin veten sa çfarë po ndodh me rrjetet sociale kryesore.

Sipas  tyre, defektet po tregojnë se një nga problemet e platformave që i përkasin rrjeteve sociale kryesore është centralizimi i tyre, që po evidentohet gjithmonë e më shumë me përhapjen e tyre globale. Sipas tyre, drejtuesit e këtyre gjigantëve teknologjikë duhet të mendojnë për një diversifikim të platformave të brendshme, që mund të ulin riskun e gabimeve njerëzore ose të sulmeve kibernetike.

Javën e kaluar, Facebook pësoi rreth 100 milionë dollarë dëme dhe një ulje domethënëse të çmimit të aksioneve të kompanisë, pas defektit që zhduku platformën e tyre për rreth 7 orë në të gjithë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *