Çfarë po ndodh mes Ilnisës dhe Meritonit? Banorja: Lidhesh shumë me dikë…

22:22 – 27.01.2024

Çfarë po ndodh mes Ilnisës dhe Meritonit? Banorja: Lidhesh shumë me dikë…

cfare po ndodh mes ilnises dhe meritonit banorja lidhesh shume me dike
cfare po ndodh mes ilnises dhe meritonit banorja lidhesh shume me dike

Ilnisa dhe Meritoni janë parë shumë të afërt gjatë ditëve të fundit, duke shkëmbyer shumë momente, puthje e përqafime së bashku.

Ditën e sotme ata kanë folur veçmas banorëve të tjerë, duke sqaruar edhe më shumë atë që po ndodh. Ata u shprehën se ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin, teksa Ilnisa nga ana tjetër, tha se është dhe e shqetësuar se si bota e sheh afrimitetin e tyre.

“Unë dhe Ilnisa kemi një raport shumë të mirë për momentin miqësor. Kalojmë shumë kohë të mirë, bëjmë shaka, mundohemi të qetësojmë njëri-tjetrin në situata të ndryshme. Mua më vjen më shpesh sepse Ilnisa është ajo që bën më shumë sherre. Ajo që më pëlqen më shumë te Ilnisa është inteligjenca e saj.”- tha Meritoni.

“Ne qeshim shumë bashkë. Në dinamikat këtu, ti kupton se mund të lidhesh shumë me dikë. Shiko, ne jemi të destinuar të pëlqejmë njerëz që na bëjnë të ndihemi mirë. Meritoni është shembull për këtë, jo vetëm për mua po të gjithë banorët. Më kupto, ne jemi këtu  të izoluar, bota rrotullohet teksa ne rrotullohemi rreth njëri-tjetrit. Se si interpretohet e gjitha kjo, bota si e shikon…”- tha Ilnisa.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts