Çfarë po ndodh në hyrje të aeroportit në Kabul? SHBA thirrje qytetarëve: Qëndroni larg!

22:57 21/08/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin aeroportin e Kabulit, për shkak të kaosit të vazhdueshëm jashtë terminalit.

Një alarm sigurie i nxjerrë këtë të shtunë, paralajmëronte shtetasit amerikanë që të qëndronin larg “për shkak të kërcënimit të sigurisë jashtë rrethimit të aeroportit”. Vetëm ata persona të cilëve u është thënë të shkojnë nga një përfaqësues i qeverisë amerikane, duhet të shkojnë, thuhej në njoftim.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur mijëra persona po përpiqen të arratisen nga Afganistani nëpërmjet aeroportit, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Grupi militant u shpërnda nëpër vend dhe mori kryeqytetin, Kabulin më 15 Gusht. Që prej asaj dite, me mijëra afganë, ashtu sikurse edhe shtetas të huaj, i janë drejtuar aeroportit, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Çdo ditë, turma të mëdha njerëzish mblidhen me shpresën që do të mund të fluturojnë me avion. Ata që punojnë me SHBA dhe aleatët e saj, ashtu sikurse edhe njerëz që kanë qenë pjesë e fushatave për të drejtat e njeriut, i druhen faktit se mund të përballen me raprezale në duart e talibanëve, nëse nuk arrijnë të largohen.

Sipas asaj që shkruan BBC, se çfarë ekzaktësisht po ndodh jashtë aeroportit gjatë kësaj të shtune mbetet e paqartë.

Megjithatë, një korrespondent i Sky News tha në turmën prej mijëra personash që ndodhet në hyrje, kishte njerëz që po “shtypeshin për vdekje”, duke detyruar ushtarët britanikë që të ndërhynin për të shpëtuar ata që ishin në rrezik.

Korrespodenti e përshkruajti këtë të shtunë si ditën më të keqe deri më tani dhe tha se besonte që në vendin e ngjarjes kishte njerëz të vdekur.

Ndërkohë, në një dalje për mediat po gjatë ditës së sotme, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se nga aeroporti kishin fluturuar 17 mijë persona, përfshirë 2500 amerikanë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *