
Pas tensioneve të ditëve të fundit në veri, mediat kosovare raportojnë se KFOR ka nisur transportimin e pajisjeve të rënda në rrugën që të dërgon në Mitrovicë.
Aktualisht, situata në komunat veriore ë paraqitet e qetë, por rrugët për në pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët e serbëve.
E hëna është dita e dhjetë që kur në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë vendosur barrikadat, ndërsa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.
Sipas tij, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al