
Policia suedeze ka dhënë leje për një tubim në të cilin tre persona planifikojnë të djegin një kopje të Biblës dhe një kopje të Torës përpara ambasadës izraelite në Stokholm. Ky vendim u dënua nga menjëherë nga Izraeli. Sipas kërkesës në polici, organizatori i tubimit theksoi se donte të digjte këto tekste fetare si kundërpërgjigje ndaj djegies së një kopje të Kuranit, në një tubim që u zhvillua në qershor, para xhamisë së Stokholmit, gjë që shkaktoi tërbimin e botës myslimane.
Mbledhja është planifikuar të mbahet nesër nga ora 13:00 deri në 14:00 me orën lokale. Në përgjigje të AFP, policia pretendoi se leja për tubimin nuk ishte dhënë për një kërkesë zyrtare për djegien e teksteve fetare, ndërsa u sqarua se kishte autorizuar një tubim publik për të shprehur një “mendim” bazuar në të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit.
“Dallimi është i rëndësishëm,” tha Karina Skagerlind, një zëdhënëse e policisë së Stokholmit. Megjithatë, tubimi tërhoqi dënimin e fortë nga Izraeli dhe organizatat hebraike. “E dënova djegien e Kuranit, i cili është i shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe sot i njëjti fat e pret Biblën Hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, komentoi presidenti izraelit Isaac Herzog.
Më 28 qershor, një refugjat irakian në Suedi dogji disa faqe të Kuranit përpara xhamisë më të madhe në Stokholm, në ditën e festës myslimane të Kurban Bajramit. Kjo ngjarje shkaktoi reagime në botën myslimane dhe nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili miratoi një rezolutë të mërkurën që dënon djegien e Kuranit dhe aktet e tjera të urrejtjes fetare.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al