Champions, Europian dhe Superkupë, tani Zhorzhinjo është favorit për “Topin e Artë”










Moment magjik për Zhorzhinjon. Pasi fitoi Ligën e Kampioneve dhe Europianin, mesfushori i Çelsit i shtoi vitrinës së trofeve sezonale edhe Superkupën e Europës, duke goditur një prej penalltive vendimtare kundër Vijarealit dhe fiksuar një rezultat rekordesh.

zhorzhinjo 1

Në fakt, askush përpara tij nuk kishte arritur të fitonte si protagonist tre trofetë gjatë të njëjtit vit, duke i luajtur të tria finalet. Një arritje e jashtëzakonshme për lojtarin e bluve të Londrës, e cila e vendos mesfushorin italian në linjën e parë të kandidatëve favoritë për të fituar “Topin e Artë”.

“Pas shumë diskutimeve, është normale që ta mendosh edhe këtë çmim”, u shpreh Zhorzhinjo përpara triumfit në Superkupë, ndërsa emri i tij është lakuar për trofeun individual më prestigjioz gjatë gjithë Europianit. Leo Mesi, Robert Levandovski, Kristiano Ronaldo, Nejmar dhe Kevin de Bryjne janë të paralajmëruar. Njeriu për t’u mposhtur këtë vit mund të jetë pikërisht Zhorzhinjo.

E MBAJTI FJALËN – Kishte premtuar se do të godiste penallti në Belfast të mërkurën dhe e mbajti fjalën. Sigurisht, duke shënuar, siç i ndodh gati gjithnjë (në finalen kundër Anglisë në “Wembley” Pikford e ndali). Fitorja i është shndërruar nën një zakon tashmë. “Nuk është keq të gjesh këtë ndjesi me fitore, veçanërisht me këtë grup të mrekullueshëm djemsh që duan të bëjnë mirë dhe bëjnë tifo për njëri-tjetrin. Nuk ishte e lehtë. Vijareali ishte një kundërshtar për t’u respektuar. E nisëm të fortë, por pastaj humbëm kontrollin e ndeshjes. Mirëpo, në fund e merituam fitoren”, nënvizoi 29-vjeçari.

KAMPIONATI – Çelsi është abonuar me kupat. Tani u rikthye Romelu Lukaku dhe objektivi është të triumfojnë edhe në Premier Ligë: “Vitin e fundit na mungoi diçka në lidhje me vazhdimësinë e rezultateve. Këtë sezon nuk duhet të përsëritim gabimet e sezonit të shkuar, kur lamë shumë pikë rrugës. Do të duhet e njëjta modesti dhe intensitet në çdo ndeshje. Dhe pastaj do ta nisim kampionatin me trajnerin që do të bëjë sezonin. Në këtë pikëpamje, Tomas Tuhel është një vlerë e shtuar”.

Panorama Sport 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *