“Champions-i na zhgënjeu, kthejmë faqe ndaj Udinezes”, Mesias “zëvendëson” trajnerin: Luaj kudo, sivjet jemi për titull









Zhunior Mesias është i përzgjedhuri i Milanit për të folur në kuadër të takimit të sotëm kundër Udinezes në 20:45 duke qenë se Stefano Pioli është i ftohur dhe ka “dezertuar” konferencën e zakonshme për mediat. Trajneri, sidoqoftë, duhet të jetë në stol rregullisht sot, ndërkohë që braziliani ka folur për eliminimin nga Champions-i dhe momentin e kuqezinjve në prag të sfidës së kampionatit.

mesias

Si u përjetua eliminimi nga Champions-i te Milani?

E dinim që do të ishte e vështirë. Fundja, askush nuk e ka të lehtë me Liverpulin. Donim shumë të vijonim rrugëtimin tonë në Champions, ndaj tani na ngelet të shohim përpara e të luajmë siç dimë. Ka pasur ndeshje që kemi treguar se jemi ekip i madh, ndaj duhet të mendojmë si të tillë për pjesën tjetër të sezonit.

Si kanë qenë për ju dy prezencat në Champions?

Një përvojë e bukur sepse luajta kundër dy skuadrave që kanë bërë gjithmonë mirë në Ligën e Kampioneve. Emocionet do t’i kem gjithmonë me vete, pavarësisht se jemi të gjithë të trishtuar nga zhgënjimi që pësuam.

Si do ta gjykonit rrugëtimin e Milanit në Champions?

Ne gjithmonë kemi ofruar paraqitje me nivel të lartë pavarësisht se përballë kemi pasur rivale shumë të forta e me më shumë përvojë se ne në Champions. U eliminuam, por nuk duhet të harrojmë se çfarë kemi bërë.

Ndërkohë, jeni e vetmja alternativë sulmuese për…

Unë zhvillova një fazë përgatitore të përshpejtuar pasi mbërrita vonë te Milani. Më pas u dëmtova, çka vonoi edhe më shumë gjetjen e formës nga ana ime. Stafi më ka ndihmuar shumë, ndaj i falënderoj. Ne duhet të mendojmë për të luajtur si zakonisht pasi ndaj nesh çdo ekip mundohet të bëjë ndeshjen e jetës.

mesias

Keni ndonjë idhull në futboll?

Që në vegjëli kam admiruara Ronaldo “Fenomenin”. Për mua ai mbetet esenca e futbollit.

Përveç Ronaldos, te Milani ka pasur edhe brazilianë të tjetër.

Aktualisht unë jam i vetmi amerikano-latin e kjo është një arsye më tepër për të dhënë maksimumin.

Cili është roli juaj ideal në fushë?

Luaj ku të ketë nevojë trajneri duke u munduar të jap më të mirën time. Dua të dëshmoj se mund të luaj në Serinë A. Një lojtar nuk duhet gjykuar nga dy ndeshje, por në harkun e një kampionati të tërë. Nga ana ime po punoj për t’u përmirësuar sepse nuk jam ende në 100 për qind të formës.

Besoni vërtet se Milani mund të fitojë titullin?

Jemi në vendin e parë e duhet të besojmë. Milani është një klub që duhet të fitojë gjithmonë diçka. Si skuadër besojmë te titulli dhe do të bëjmë të pamundurën, pavarësisht se kemi shumë rivalë të fortë në rrugën tonë. Duhet t’i marrim me radhë ndeshjet sepse kampionati është i gjatë. Qëllimi ynë është që të grumbullojmë sa më tepër pikë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *