Charles III mban fjalimin e parë si mbret në parlament

charles iii mban fjalimin e pare si mbret ne parlament
charles iii mban fjalimin e pare si mbret ne parlament

20:28 12/09/2022

Premton të ruajë linjën e Mbretëreshës Elizabeth II

Charles III mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë në parlament, pasi u zyrtarizua mbret i Britanisë së Madhe.

Mbreti Charles premtoi se do të ndjekë linjën e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth IIteksa shprehu zotimin se do të ruajë principet e një qeverie kushtetuese, që sipas tij është zemra e kombit britanik

“Teksa jam sot para jush, nuk mund të mos ndiej peshën e historisë që na rrethon dhe na kujton traditat jetike parlamentare ku kemi përkushtimin e deputetëve në të dy dhomat, për të mirën e të gjithëve ne. Parlamenti është instrumenti i gjallë dhe frymëmarrës i demokracisë tonë.”

Charles i bëri edhe homazhe Mbretëreshës Elizabeth, e cila ndërroi jetë të Enjten e kaluar. Ai dhe familja mbretërore udhëtuan drejt Edinburgut, ku bënë homazhet e para pranë trupit të nënës mbretëreshë, ekspozuar në Katedralen e St Giles.

Me mijëra qytetarë u mblodhën pranë Katedrales për të pasur mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit mbretëreshës. Trupi i pajetë i Elizabeth II do të niset të martën drejt Londrës për të mbërritur më pas në Buckingham Palace.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts