
Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit gjerman dhe një nga personat me më shumë peshë në vendimmarrje tek Borussia, Hans Joachim Ëatzke.
“Nuk dua ta zgjas shumë. Erling Halannd këtë sezon do të jetë lojtar i Borussia Dortmundit”, tha ai.
Haaland është pjesë e Dortmundit që një sezon e gjysmë, ku ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje.
Raportohet se për shërbimet e tij po insiston Chelsea dhe madje ka bërë gati 175 milionë euro, shifër që vet lojtari ditë më parë tha se shpreson të mos jetë e vërtetë; “Janë shumë para për një lojtar”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al