Cher vjen me një film biografik, dhuratë për fansat me rastin e 75-vjetorit

14:38 21/05/2021

Këngëtarja e njohur më famë botërore Cher njoftoi përmes një statusi në Twitter se po përgatit një dhuratë për fansat me rastin e 75-vjetorit.

Bëhet fjalë për një film biografik, i cili pritet të realizohet për jetën e saj ku vetë këngëtarja është bashkëproducente. Ndërsa skenari po shkruhet nga miku i saj Eric Roth, skenarist i “A Star is Born”.

Mediat amerikane bëjnë me dije se Eric do të përfshijë në dokumentar edhe deklaratën e famshme të Cher “nënë, unë jam një burrë i pasur”, të thënë në një intervistë duke treguar sesi iu përgjigj mamasë së saj që i sugjeronte se përkrah i duhej një burrë.

Këngëtarja në karrierën e saj ka shitur më shumë se 100 milionë disqe, si dhe ka fituar çmimin Oscar si artistja më e mirë në filmin “E magjepsur nga Hëna”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *