20:05 16/05/2023
“Të pakënaqurit me Putinin të na informojnë”
Ky është një spot i prodhuar nga CIA, agjencia e Shteteve të Bashkuara për zbulimin e jashtëm, që i bën thirrje rusëve të pakënaqur me Vladimir Putinin, të shndërrohen në agjentë të saj.
Në videon emocionale që zgjat 2 minuta, qytetarët rusë mësohen se si të kontaktojnë me agjencinë më të famshme në botë të inteligjencës amerikane, në mënyrë plotësisht të fshehtë për t’i dhënë asaj informacione nga brenda Rusisë. Në spot thuhet se CIA kërkon të dijë të vërtetën mbi Rusinë, ndaj po kërkon njerëz të besueshëm që mund t’ia thonë atë.
“Informacioni juaj mund të ketë më shumë vlerë se ç’mendoni ju”, përfundon mesazhi i këtij shërbimi.
Video është postuar në kanalin e sapo hapur të CIA-s në rrjetin Telegram, ku qarkullojnë informacione të pafiltruara nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit tha se shërbimet ruse të zbulimit po monitorojnë këtë hapësirë. Megjithatë, sipas tij, aktiviteti i zbulimeve perëndimore ka qenë gjithnjë i lartë në territorin rus.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al