“CIA ka përdorur fëmijët jetimë në eksperimentet që ka kryer në Danimarkë”

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), pretendohet se ka përdorur fëmijët jetimë në eksperimentet e saj psikologjike që ka kryer në Danimarkë gjatë viteve 1960.

Sipas dokumentarit “The search for myself” të institucionit transmetues Danish Radio, thuhet se CIA ka kryer eksperimente psikologjike mbi qindra fëmijë jetimë danezë.

Në dokumentar pretendohet se CIA në eksperimentet që kanë filluar në fillim të viteve 1960 ka përdorur 311 fëmijë jetimë danezë për të hulumtuar marrëdhëniet mes trashëgimisë dhe mjedisit në rastet e skizofrenisë.

Sipas pretendimit, eksperimentet mbi fëmijët e birësuar ose që jetonin nëpër shtëpitë e fëmijës (jetimoret) përreth, janë kryer në katin bodrum të spitalit të qytetit, në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.

I mashtruan me fjalët “do të ndodhin gjëra të bukura”

Regjisori Per Wennick, i cili është shprehur se kur ka qenë fëmijë ka qenë pjesë e eksperimentit në fjalë, ka theksuar se e kanë ulur në një karrige duke i vendosur elektroda në krahë, kofshë dhe përreth zemrës dhe se është lënë që të dëgjojë zëra të lartë e të hollë.

Teksa parashikohet se eksperimentet janë kryer për të zbuluar nëse fëmijët kanë apo jo cilësi psikopatike, Wennick, ka pretenduar se para se të dërgoheshin në spital janë mashtruar me fjalët “do të ndodhin gjëra të bukura”.

“Kjo është shumë shqetësuese dhe kjo nuk është vetëm historia ime, por e shumë fëmijëve”, është shprehur Wennick.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.