CIA paralajmëron: Al-Kaeda po rigrupohet

21:45 16/09/2021

Në Afganistan po mblidhen ekstremistë nga e gjithë bota

Al-Kaeda po rikthehet në Afganistan. Paralajmërimi vjen nga CIA, agjencia kryesore e zbulimit të jashtëm në Shtetet e Bashkuara, që paralajmëon për rikthimin e kohërave të frikshme të sulmeve terroriste në perëndim, si ato të 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork e Uashington.

NĂ«n/drejtori i kĂ«saj agjencie Dejvid Kohen tha se me largimin nga Afganistani tĂ« ushtrive tĂ« NATO-s, militantĂ«t e Al-KaedĂ«s po rimblidhen nĂ« kĂ«tĂ« vend nga e gjithĂ« bota.  Ata janĂ« aleatĂ« tĂ« regjimit tĂ« talebanĂ«ve. Edhe pse mendohej i vdekur, Aiman Al Zauahiri, lideri i tyre pas Bin Ladenit, u shfaq nĂ« njĂ« video-mesazh pĂ«r 20-vjetorin e sulmeve terroriste tĂ« 11 Shtatorit. Dyshime ka se video mund tĂ« jetĂ« regjistruar mĂ« herĂ«t, pasi nĂ« asnjĂ« rast nuk pĂ«mendet rikthimi nĂ« pushtet i talebanĂ«ve.

Sakaq, presidenti francez Emanuel Makron njoftoi se ushtria e vendit të tij vrau kreun e Shtetit Islamik për rajonin e Saharasë, Adnan Abu Valid al-Sahraui përgjegjës për sulme kundër stafeve perëndimore gjatë viteve të fundit që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *