CIA po trajnon forcat speciale të ushtrisë dhe inteligjencës ukrainase

21:20 16/01/2022

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) i ka dhënë trajnim sekret një grupi të forcave speciale ushtrisë dhe inteligjencës ukrainase në përdorimin e armëve, kamuflimin dhe navigimin në tokë për të nisur operacion rezistence kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia në të ardhmen e afërt.

Agjentët e lidhur me njësinë në fjalë të CIA-s kanë udhëtuar rregullisht në Ukrainën lindore që nga viti 2015 dhe kanë ofruar mbështetje taktike për ushtrinë ukrainase. Në Ukrainë janë 200 ushtarë të ushtrisë amerikane. Pentagoni ka njoftuar se kjo forcë është vendosur në detyrë të përkohshme për të ofruar mbështetje taktike për ushtrinë ukrainase.

Ndërkaq shumë website qeveritare ukrainase u goditën nga sulme kibernetike. Autoritetet në Kiev besojnë se pas sulmit qëndron një grup hakerash, i lidhur me zbulimin bjellorus dhe atij rus edhe pse të dy shtetet i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Në kushtet kur Rusia mund ta sulmojë Ukrainën me 100,000 trupa të vendosura pranë kufirit, është Suedia që po përforcon praninë e saj ushtarake në ishullin Gotland, i cili është pjesa më e afërt e vendit me Rusinë. Gotland ndodhet në mënyrë strategjike në detin Baltik dhe shtetet baltike të BE-së ndajnë të gjitha një kufi me Rusinë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *