Çifti “me fat”, shpëtohen pasi u ngatërruan për dhi

08:20 12/08/2021

Një çift të rinjsh që kishin ngecur në një nga majat më të larta të Britanisë arritën të shpëtoheshin pasi u ngatërruan me dhi mali që blegërinin. Një tjetër eksplorues që po kalonte kuptoi se nuk ishin dhi, por njerëz që kërkonin për ndihmë.

20-vjeçarët kishin ngecur në një shkëmb 30 metra të lartë dhe të pjerrët kështu që nisën të thërrisnin për ndihmë. Përpjekjet e tyre tërhoqën vëmendjen e eksploruesit i cili në fillim mendoi se tingujt që dëgjonte ishin dhi që blegërinin. Pasi ai i ktheu thirrjen, kuptoi se në të vërtetë ishin njerëz që po bënin përpjekje të dëshpëruara, kështu që nisi një operacion për shpëtimin e tyre nga autoritetet.

Operacioni i shpëtimit zgjati rreth 6 orë dhe në të morën pjesë 18 persona, pasi ishte e pamundur të shpëtoheshin me helikopter./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *