Çifti shqiptar u gjet i vdekur në tualetin e shtëpisë në Francë, zbulohen detaje tronditëse, djali i tyre…

cifti shqiptar u gjet i vdekur ne tualetin e shtepise ne france zbulohen detaje tronditese djali i tyre
cifti shqiptar u gjet i vdekur ne tualetin e shtepise ne france zbulohen detaje tronditese djali i tyre

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.

Mediat franceze kanë raportuar se prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është therur me thikë nga burri i saj, pastaj ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur para 3 fëmijëve të tyre, kurse 5 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.
“Gruaja u vra nga burri i saj dhe ky i fundit do të kishte përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Épinal, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një “zënkë verbale mes burrit dhe gruas, 45 dhe 44 vjeç, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për “gjoja pabesi” , shtoi prokurori.

Krimi kishte ndodhur në banjën e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij.
Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

Çifti nuk ishte i njohur për shërbimet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon. Ky saktësoi se faktet duhet të klasifikohen pa vazhdim “për shuarje të veprimit publik” për shkak të vdekjes së bashkëshortit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts