Cikalleshi tha se po priste ftesën e Rejës, Zymer Bytyqi i habit të gjithë: Kam respekt për Shqipërinë, por do përfaqësoj…






Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi tha se shoku i tij i skuadrës të Koniaspori, Zymer Bytyqi dëshironte të luante për Shqipërinë, madje po priste një ftesë nga trajneri Reja.

Cika-Bytyqi

Megjithatë në një prononcim të dhënë së fundmi, Bytyqi i ka habitur të gjithë, teksa ka thënë se e ka vendosur prej kohësh dhe do të luajë për Kosovën.

“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Shaland dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive.

E kam vendosur prej kohësh që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im dhe më rreh më shumë zemra për ta. Besoj se shumë shpejt do jem në Kosovë”, tha Bytyqi për “Telegrafi”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *