‘Ciklon bombë’/ Temperaturat deri në -48C, autostrada dhe fluturime të bllokuara, 12 viktima. Çfarë po ndodh në SHBA në prag Krishtlindjesh

ciklon bombe temperaturat deri ne 48c autostrada dhe fluturime te bllokuara 12 viktima cfare po ndodh ne shba ne prag krishtlindjesh
ciklon bombe temperaturat deri ne 48c autostrada dhe fluturime te bllokuara 12 viktima cfare po ndodh ne shba ne prag krishtlindjesh

Gati 1.5 milionë familje amerikane janë pa energji elektrike, mijëra anulime fluturimesh, mbyllje autostradash dhe përplasje fatale. Ky është bilanci katastrofik si pasojë e një stuhie dimërore me intensitet të rrallë që goditi Shtetet e Bashkuara dje, në prag të Krishtlindjeve. Ndërkohë deri më tani raportohet për 12 viktima.

Kjo stuhi dimërore e “përmasave historike”, sipas Shërbimit Amerikan të Motit (NWS), solli reshje të konsiderueshme dëbore, erëra të forta ngrirëse dhe temperatura që në disa vende arritën deri në -48 gradë Celsius, të afta për ta kthyer ujin e vluar në pikëza akulli në një çast.

Dje, paralajmërime emergjente dhe thirrje për të qenë të kujdesshëm ishin lëshuar për më shumë se 240 milionë njerëz, 70% e amerikanëve. Fenomeni ka shkaktuar kaos trafiku teksa miliona amerikanë mbushin autostradat dhe aeroportet për festat e fundvitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts