Cila është rrethi me pagën më të ulët në Shqipëri

rrethi me pagën më të ulët në Shqipëri

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52,382 lekë. Statistikat e hollësishme nga qarqet e raportuara nga INSTAT tregojnë se Qarku i Tiranës ka pagën mesatare më të lartë mujore (59,316 lekë), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 41,351 lekë dhe 41,571 lekë).

Burrat kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (62 620 lekë) dhe më të ultën në qarkun e Lezhës (41 395 lekë).

Gratë kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (55 510 lekë) dhe më të ultën në qarkun e Lezhës (41 300 lekë).

Në Qarkun e Fierit, burrat paguhen më shumë se gratë me rreth 17.8%, ndërsa në Qarkun e Elbasanit burrat paguhen më pak se gratë me -3.7%.

Krahasuar me vitin 2018, paga mesatare bruto mujore gjatë vitit 2019 u rrit me 3.5%. Qarku i Shkodrës ka rritjen më të madhe të pagave me 5.4%, ndërsa qarku i Vlorës ka rritjen më të vogël me 2.4%.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se aktivitetet financiare dhe të sigurimeve kanë paga më të larta se sektorët e tjerë. Ky sektor ka pagat më të larta në rajonin e Tiranës dhe më të ultat në rajonin e Dibrës. Pagat më të ulëta janë në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit. Në këtë sektor, pagat më të ulëta janë në rajonin e Tiranës dhe më të lartat në rajonin e Shkodrës.

Statistikat e tregut të punës për pagat bazohen në informacionin e të dhënave administrative nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, kontribuesve të Sigurimeve Shoqërore.

Kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 ka ndikuar në uljen e pagave gjatë vitit 2020. Në tremujorin e tretë të vitit, ulja ishte e dukshme në sektorin privat, ndërsa pagat në administratën publike vazhduan të rriten. Sipas INSTAT, paga mesatare bruto mujore për një punonjës me rrogë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, është 52,815 lekë, duke u ulur me 2.5% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë është 1.8% më të larta

Dy sektorët që kanë shënuar rënien më të lartë të pagave në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me të dytin janë “Informacioni dhe komunikimi”, paga mesatare mujore e të cilave u ul në 76.700 lekë, nga 84.500 lekë në tremujorin paraardhës (-9% ) Për sektorin financiar, paga ra nga 117.900 lekë në 102.600 lekë (-13.3%).

Burimi: monitor.al

Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *