Cilat vende mund të njohin talebanët në Afganistan?

C

15:00 21/08/2021

Javën e ardhshme mblidhen liderët e G7, diskutime mbi evakuimin e aleatëve afgan

Teksa prej një javësh talebanët kanë marrë në kontroll të plotë Kabulin, ka nisur diskutimi kur dhe nëse duhet njohur grupi islamik si forcë legjitime në Afganistan.

Vende si Rusia dhe Kina po shtojnë vëmendjen tek vakumi i krijuar mbi sigurinë rajonale dhe për shkak të tërheqjes së SHBA-së e ka më shumë gjasa që t’i njohin talebanët, si një mënyrë për të zgjeruar ndikimin e tyre.

Anëtarët perëndimorë të Këshillit të Sigurimit po përqendrohen në çështje si të drejtat e grave.

Ndërsa disa vende tashmë po diskutojnë rreth rreziqeve dhe përfitimeve që sjell njohja e këtij grupimi.

Këtë javë Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në dukje se “nuk ka pasur një transferim zyrtar të pushtetit” në Afganistan dhe ka shmangur përgjigjen ndaj pyetjes se kë njeh SHBA si forcë qeverisëse të vendit.

Disa kombe perëndimore gjithashtu mund të ndërmarrin një qasje në grup lidhur me çështjen e njohjes. Javën e ardhshme, përfaqësues të G7, do të takohen për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve.

Udhëheqësit mund të bien dakord për një listë kriteresh që talebanët do të duhet të zbatojnë përpara se ata të shqyrtojnë mundësinë e njohjes së tyre diplomatike.

Si një grup i shpallur si terrorist nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1999, talebanët kanë qenë të padëshiruar për më shumë se dy dekada.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *